FOTO/ Saimir Tahiri lirohet për disa orë nga burgu, i jep lamtumirën e fundit babait

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri, Saimir Tahiri, ka dalë sot nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Siç duket edhe nga fotot, Tahiri  përcjell për në banesëm e fundit  babanë e tij, i shoqëruar me nënën të cilën e përqafon.

Tahirit i janë mundësuar disa orë liri nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila e shoqëron atë në ceremoninë e varrimit.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është dënuar me 3 vite e katër muaj heqje lirie .

Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.

Letra e Tahirit për të atin:

O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!

Të fundit

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet. Të paktën kështu ka rezultuar...

Lajme të tjera

Web TV