E futën në burg 8 ditë pasi lindi/ Flet Diana Bahçja: Qaja ditë natë, s’donin t’ia dinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diana Bahçja është akoma e mpirë nga tronditja e arrestimit dhe shkëputjes nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur. Ajo tregon se në qelitë e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.

“Për mua ishte shumë e vështirë. Nuk mund ta përballoja dot. Me zor kam ndenjur atje, duke qarë ditë natë. Aty kam ndenjur vetëm, nuk jam bashkuar me gratë e tjera”, tha Diana.

Nëna lehone rrëfen se ndonëse edhe në Drejtorinë e Policisë Shkodër edhe në kryeqytet kishte thënë që sapo kishte lindur askush nuk ka marrë parasysh këtë fakt, duke treguar moskokëçarje

“Infermieret u kujdesën për mua. Kur shkova te policia e Shkodrës thjesht më thanë që je dënuar 1 muaj e 10 ditë. Ata të Tiranës më thanë 1 muaj e 20 ditë. Erdhën të Tiranës më morën dhe më çuan. U tregova se sapo kisha lindur. Nuk donin t’ia dinin. Nuk kemi lidhje me atë punë. Kam ndenjur në Shkodër 3 orë, 4. Policia e Tiranës nuk kanë fol fare. Nuk më kanë dhënë përgjigje. Thjesht heshtën”, tha ajo.

Ajo shprehet se nuk ka qenë në dijeni as për gjobën dhe as për dënimin.

“Thjesht ka ardhur ai zotëria këtu tek shtëpia dhe më ka marrë”, tha ajo.

Tashmë ka një falenderim për gjithë ato qytetarë që janë solidarizuar me rastin e saj.

“I falenderoj shumë, shumë pa masë”, tha ajo

Kjo histori e rëndë që i preku të gjithë tashmë ka një fund të lumtur, nëna u rikthye në familje pas angazhimit të mediave, shoqërisë civile, por edhe pasi çështja mori vëmendje edhe në politikë.

 

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV