Një ditë në burgun e të miturve/ I riu: Qejfi bëhet i vogël, unë do dal 19-vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Burgun e Kavajës janë 18 të mitur të dënuar.

Të miturit nga mosha 16 deri në 18 vjeç, janë dënuar ose në proces gjykimi për vepra të ndryshme penale, nga vjedhje e deri tek më e rënda, vrasje.

Disa janë penduar për krimet e bëra, të tjerë refuzojnë të përgjigjen. Jeta brenda katër mureve, nuk ka qenë dhe fort e lehtë për ta.

“Më mungojnë shumë gjëra, të ikën rinia unë kam rënë sa kam bërë 15 vjeç, bie të dal 19 vjeç. Kam rënë për vjedhje me dhunë grabitje, vetëm se e kam pas më armë të ftohtë… Qejfi bëhet kur je i vogël, me 19 unë do kap ritmin siç e kanë kapur ata në kohë time, ngel shumë mbrapa kam ngel dhe do vazhdoj”, tha një i burgosur.

Të tjerë, duket se i janë dorëzuar fatit.

“Këtu është qendër reabilitmi, çunat më mirëpriten mirë por mania e burgut, emri që ka, të vret… Gjithmonë burgu ka kufizimet e veta, nuk ka lirshmëri të madhe…që nuk rrinë gjithë ditën me familjen, nuk je pranë tyre”, tha një tjetër i burgosur.

Në burgun e Kavajës, pjesën më të madhe të kohës e zënë programet e ndryshme mësimore, sociale e psikologjike për t’i ardhur në ndihmë minorenëve. Qëllimi I tyre është të mos përsërisin ato vepra penale për të cilat po vuajnë dënimin.

“Paradite kemi shkollë, pasdite kemi aktivitete, luajmë në kompjuter, futboll, palestër dhe kemi kurse profesionale. Është me sezon, njëherë do të kalosh tek puna me dru, pastaj tek hidrauliku… diplomën e marrim këtu”, tha ai.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV