“Filozofi politike”/ Berisha “bëhet” konservator pas 31 vitesh në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha po tenton që PD-në ta konsiderojë si “e djathtë konservatore”, ndonëse pranoi që me çështjen e pronave ka pasur probleme edhe në qeverisjen e tij. A ka qenë ndonjëherë PD me filozofinë politike të Konservatorizmit? Berisha akuzoi Lulzim Bashën se e kishte kthyer partinë në një “OJF të majtë”.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i Partisë Demokratike edhe pse mund të ketë përdorur rrallë, ai dje ka dalë para qytetarëve demokrat edhe si një konservator. I pranishëm në takimin ku u diskutua për doktrinën e djathtë dhe konservatorizmin, Sali Berisha akuzoi Bashën se nën drejtimin e tij, e ktheu PD-në në një organizate të majtë joqeveritare. Sipas tij, ardhja në pushtet vjen vetëm përmes rikthimit te vlerat konservatore. Edhe pse pas viteve ’90 pronat u bënë lëmsh nga politika që drejtohej nga Sali Berisha, ai e kthen prap tek interesi që kanë shqiptarët. “PD u largua nga pronarët, unë nuk them se i dhamë përgjigjen më të shkëlqyer, por ne vendosëm normat më të mira për kompensimin e pronarëve. Gjithçka u shkatërrua edhe me miratimin në heshtje të PD. Rivendosja e këtyre parimeve është kushti i kushteve që ne të përmbushim misionin tonë. Vetëm një forcë konservatore e qendrës së djathtë mund të përmbysë këtë monizëm, i cili në klasifikimet doktrinale, vlerësohet si monokraci. Bazohet në krimin, vjedhjen, drogën”, tha Berisha. Konservatorizmi është një filozofi politike dhe shoqërore që promovon institucionet tradicionale sociale në kontekstin e kulturës dhe qytetërimit. Konservatorët kërkojnë të ruajnë një sërë institucionesh si feja, qeveria parlamentare dhe të drejtat pronësore me qëllim të theksimit të stabilitetit dhe vazhdimësisë sociale. Në fakt nisur nga tradita Shqipëria nuk ka njohur konceptin e konservatorizmit në politikën qeverisëse të saj. Gjithsesi me përmbysjen e sistemit komunist, PD-ja tentoi të konsiderohej si parti e djathtë e parimeve konservatore. Pikërisht një nga themelet siç janë prona dhe parlamentarizmi njohën tronditje. Pavarësisht kësaj, Berisha ia ka lënë përgjegjësinë për ikjen e “ideve të konservatorizmit” paraardhësit dhe pasardhësit të tij Lulzim Basha. “PD ishte shndërruar në një OJF të majtë, as forcë politike. U largua nga shtyllat e saj kryesore, u largua nga asaj, të cilëve kjo parti u detyron mbijetesën. Është e vërtetë që jemi një parti 32-vjeçare, por trashëgimia jonë është qëndresa e burrave dhe grave që ranë dhe u bënë të pavdekshëm për lirinë e mendimit, për besimin te zoti, për besimin te familja”, tha Berisha. “Ne bëjmë analiza dhe kjo është normale që i bazojmë në fakte dhe procese, por nuk duhet të largohemi kurrë nga analiza filozofike, përndryshe nuk do mund të japim përgjigjen e merituar. Si ka mundësi që një vend, i cili deri në vitin 2014, kishte rritje progresive të popullatës, kurse nga 2014-a deri sot, ka humbur një të tretën e popullatës. Ka humbur më shumë se një gjeneratë. Si ka mundësi që një vend që në vitin 2008, arriti të kalojë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sot zvarritet i fundit në Ballkan dhe Europë për të gjitha këto”, tha Berisha.

Berisha në Mat: Mos i votoni ata të PS-së, janë për burg

Sali Berisha akuzoi socialistët nga Mati se në zgjedhjet vendore të 14 majit, po përfaqësohen me kandidatë të denjë për burg. Në takim, krah Berishës nuk u shfaq asnjë deputet i PD, pasi 3 deputetët e qarkut të Dibrës janë të rreshtuar krah Alibeajt. Edhe për pak kohë i lirë për të përdorur simbolet e Partisë Demokratike, derisa në nisje zyrtare të fushatës, KQZ t’ia ndalojë, Sali Berisha po nxiton të prezantojë kandidatët e tij për kryebashkiakë. Nga Mati, ku prezantoi kandidatin Skënder Gjuci, kreu i Rithemelimit, shënjestroi rivalët socialistë të pushtetit vendor. Berisha bëri thirrje që të mos votohen kandidatët e PS, duke thënë se ata janë për burg. “Shumë herë më afër janë socialistët e thjeshtë me ju, me secilin prej jush, se sa me Agron Malajn, i cili nuk mendon gjë tjetër ditë e natë, se si të pasurohet vetë dhe se si të pasurohet fatosi i tij. Ka ardhur këtu me deklaratën e pasurive të një ish oficeri garde. Kurse tani është bërë milioner. Ndërton saraje, firmos për të vëllain. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve mos votoni kandidatët e tyre, ata janë të gjithë për burg”, tha Berisha. Në fjalën për mediat, Berisha tha se këto zgjedhje janë më të rëndësishëm se kurrë, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në monizëm. Berisha hodhi akuza ndaj Ramës se e ka shndërruar qeverinë një organizatë kriminale. “Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet në këtë vend, sot Edi Rama qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë, asnjë standard, asnjë vendim. Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila nga njëra anë vjedh çdo orë, çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, fondet publike, pasuritë publike të shqiptarëve dhe nga ana tjetër trash çdo orë, çdo ditë e më shumë lidhjet me krimin, mafian dhe drogën”, tha Berisha. Ish- kryeministri u ndal edhe në raportin e KLSH, për të cilin tha se administrata ka vjedhur 122 miliardë lekë gjatë vitit që lamë pas. Sipas Berishës, me këtë shumë mund të ishin rritur rrogat e shqiptarëve me 130%. “Vetë KLSH-ja, konstatoi se gjatë vitit 2022, vetë administrata kishte vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë. Kishin vjedhur dhe shpërdoruar pra një shumë me të cilën rrogat e shqiptarëve mund të rriteshin për gjithë vitin 130%. Kishin vjedhur dhe shpërdoruar një shumë me të cilën pensionet e shqiptarëve mund të ishin 2.3 herë më të larta. Përsëri si i vodhën? I vodhën se i ndanë njëri me tjetrin, i vodhën se rrugën që duhet ta ndërtojnë me 2 mln euro, e ndërtojnë me 24 mln euro. I vodhën se shkollën që duhet ta ndërtojnë me 600-700 mijë euro, e ndërtojnë me 6 mln euro. I vodhën sepse shpesh herë tenderojnë të njëjtin objekt 2-3 herë, sepse përdorin tendera sekrete. 250 prokurime janë sekrete në sirtarët e Edi Ramës. Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me to”, tha Berisha. Qarku i Dibrës, ndonëse i veshur blu në zgjedhjet e fundit të 2021, do të jetë i vështirë për Sali Berishën, pasi ai nuk ka me vete asnjë prej 3 deputetëve të qarkut, Kreshnik Çollakun, Dhurata Çupin, por as Xhelal Mziun me të cilin pati një periudhë afrimiteti. Përballja bëhet edhe më e vështirë në kushtet kur Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se do të nxjerrë kandidatët e tij me logon zyrtare të PD.

Të fundit

Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions...

Aktorja e njohur zyrtarizon lidhjen me ish-banorin e BBV (Foto)

Aktorja e njohur, Ana Lika prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me ish-banorin e Big Brother Vip, Bjordi Mezini. Pavarësisht spekulimeve të shumta,...

Nisma e Ramës/ Avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së

Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar...

Moti i keq godet juglindjen, breshëri shkakton dëme në pemëtari

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites. Reshje të dendura breshëri kanë goditur njësinë administrative të Leskovikut. Goditjet nga breshëri i fortë kanë...

Përzgjidhen 10 finalistët e parë të Eurovizion, ja shtetet pretendente

10 vendet e para që kaluan në finalen e Eurovisionit, një nga garat më të mëdha të këngës në botë, janë përzgjedhur, pas zhvillimit...

Lajme të tjera

Web TV