Asfaltohet rruga ‘Jashar Erebara’/ Veliaj: Dikur përmbytej, sot një nga zonat me vlerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi gjatë mbrëmjes punimet për asfaltimin e rrugës “Jashar Erebara” në Njësinë 8.

Ai risolli në vëmendje faktin se, kur përmendej emri i kësaj rruge, mendja shkonte te përmbytjet, por tashmë situata ka ndryshuar dhe falë investimeve të bashkisë, vlera e pronës në zonë është rritur ndjeshëm.

“Rrugën ‘Jashar Erebara’ e dëgjoja sa herë merrja raportime për përmbytje sepse uji i lumit kthehej mbrapsht nga kanalizimet. Sot do të njihet si rruga paralel me “Bulevardin e Ri” të Tiranës. “Bulevardi i Ri”, si rrugë dhe arterie kryesore e qytetit, do pësojë zhvillimet më të mëdha. Aty planifikojmë të kemi edhe Muzeun e Artit Modern, por edhe një qendër të konventave. ‘Pallati i Kongreseve’, laj – thaj, është i zënë gjithë vitin, prandaj na duhen më shumë hapësira të tilla. Duam që te ‘Bulevardi i Ri’, përveç ndërtesës së re të bashkisë, të çojmë edhe këto dy hapësira. Në fund të bulevardit po bëjmë lagjet e reja për familjet e prekura nga tërmeti, ndërkohë tashmë, që në fillim të rrugës “Jashar Erebara”, dallohen ndërhyrjet e reja të urbanistikës”, tha Veliaj.

 

Të fundit

Delet konsumojnë 300 kg kanabis në Greqi, pronari i fermës: Janë bërë të çmendura

Pas stuhisë “Daniel” shumë gjëra ndryshuan për banorët në Volos. Por si duket, kaosi nuk preku vetëm në jetët...

‘Bild’: Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali

Kjo ishte një deklaratë e qartë nga shefi! Dhe sërish kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i rezistoi dot një goditjeje ndaj Rusisë.., shkruan...

Pse nuk duhet të flini kurrë gjumë në anën tuaj të djathtë

Kur shtriheni në shtrat në fund të ditës së gjatë, ndoshta përkuleni nën batanije dhe vendoseni në pozicionin tuaj të preferuar të gjumit pa...

Pranga 42-vjeçarit që plagosi efektivin, Balla: Zero tolerancë !

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas kapjes së Klered Bozhanaj, autorit të plagosjes me armë zjarri të policit Edlir Alleshi mbrëmjen e...

Plagosi policin në krye të detyrës, arrestohet autori 42 vjeçar

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga...

Lajme të tjera

Web TV