Lista/ Veliaj: Fitojmë 40 mandate, i ftoj qytetarët të shohin kush punon për ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe kandidat për Bashkinë e Tiranës, u shpreh sot se Partia Socialiste synon që në zgjedhjet e 14 majit të fitojë 40 mandate këshilltarësh.

Në deklaratën për mediat nga selia e PS-së, Veliaj nënvizoi se të gjitha sondazhet në Tiranë tregojnë për një ekip fitues të PS. “Duke parë sondazhet, që janë bërë nga kompani të ndryshme, qoftë televizione apo media të tjera, qoftë sondazhet tona të brendshme, me një marzh prej 56-58 për qind të votave, duke pasur parasysh se ka shumë parti që tentojnë të futen në Këshill Bashkiak, por nuk e kapin pragun dhe kësisoj e ulin për të tjeret, ne parashikojmë ose së paku kemi qëllim për të synuar 40 mandate, çka do na jepte mundësinë për të përdorur mandatet për të bashkëpunuar me qeverinë dhe për të bërë punë dhe jo për të kërkuar mandate për të rrëzuar qeverinë dhe për të sabotuar”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të shikojnë se cilët janë ata që punojnë dhe u janë gjendur në ditët më të vështira si pandemia dhe tërmeti dhe cilët janë ata që bëjnë populizëm në fushatë. “Ftesa për të gjithë qytetarët është, shikoni ata që punojnë, shikoni ata që janë seriozë dhe nuk bëjnë gallata apo populizëm dhe fushatën. Shikoni një skuadër që nuk e braktis as Këshillin Bashkiak, as Bashkinë, me urdhra partie, shikoni ata që ishin në ditët e vështira siç ishin pandemia dhe tërmeti dhe nëse do të shikoni për këto personazhe, do t’i gjeni në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha ai.

Të fundit

Qershia rrezikon të mbetet në pemë, mungesa e fuqisë punëtorë vë në vështirësi fermerët

Sektori i bujqësisë viteve të fundit po përballet me vështirësi sa i përket gjetjes së fuqisë puntore. Punonjësit në këtë...

‘Euronews Travel’: Lugina e Thethit, vendi i përsosur për t’u çlodhur

Destinacionet në të gjithë Evropën po luftojnë kundër turizmit masiv. Nuk është për t’u habitur që shumë vizitorë po kërkojnë alternativa më pak të...

Çfarë po ndodh?/ NATO nis manovrën më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore

Një manovër e madhe e NATO-s që përfshin trupat ajrore nisi të hënën fazën e saj kryesore në Rumani me parashutistët të zbritur në...

“A bën Ramushi punë shtëpie?” Ja si përgjigjet Anita Haradinaj

Ramush Haradinaj është një figurë e dashur për shumë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri. Daljet e tij mediatike janë më së shumti në lidhje...

Sot protesta e opozitës, policia zbulon cilat janë rrugët që do bllokohen në kryeqytet

Opozita mban sot protestën e saj të radhës para Bashkisë së Tiranës. Policia e Shtetit me anë të një lajmërimi ka dhënë detaje për...

Lajme të tjera

Web TV