Banorët në rrezik?/ Hoxha: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kompania që ka në zotërim patentën e Big Brother ka kërkuar që ta mbyllë programin pas sulmit të bërë ndaj Top Channel.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se kanë ndjerë që është cënuar siguria dhe e kanë kërkuar mbylljen e programit, por nuk shtoi më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Ai tha se Tirana ka mjaftueshëm burime njerëzore për ta zbardhur këtë sulm të rëndë.

“Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë.

Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar. Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë zjarrfikëse. Por, të flasim për sigurinë, kemi hetuesit më të mirë në kryqytet.

Nëse ne me burime të mira njerëzore nuk e zbardhim dot. Atëherë, çfarë të themi? Unë kam qenë tek Top Channel në darkë, kam shkuar dhe në mëngjes sepse nuk bëja dot lidhjen, pse është vrarë roja. Derisa thanë ekspertët që është goditur me një plumb rikoshetë,”- thotë Hoxha.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë.

Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim.

Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

Të fundit

Aksident i rëndë në Gjermani, MEPJ: Tre shqiptarë kanë humbur jetën

Ministria e Jashtme përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se në një aksident të rëndë rrugor, të regjistruar...

Norris triumfon në Monako, tremb shokun e skuadrës. Verstappen jashtë podiumit

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1, i dyti trofe këtë sezon pas atij në Australi. Piloti anglez, i...

Parlamenti i ri, 3 parti për herë të parë! Rikthehet Tom Doshi, Lapaj merr mandatin

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët e vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e ardhshëm, 4 deputetë të dalë...

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. 40-vjeçari...

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë....

Lajme të tjera

Web TV