E fundit/ Ngjarje e rëndë në Tiranë, plagoset me thikë në shpinë 19-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”, ku ka mbetur i plagosur një i ri.

Bëhet me dije se Arli Beta ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuçen.

19-vjeçari që ka mbetur i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, është vënë në pranga autori, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit me shqiptarët në Athinë ditën e djeshme. “Nuk ka çështje...

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore!

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Rama shqip në Athinë, Berisha “greqisht” në Tiranë

Nga Artur Ajazi Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, do të mbetet gjatë në historinë e këtij vendi. Askush deri sot, nuk u ka...

Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe...

Magjepsje

Nga Edison Ypi Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me makinë, me rrëzim, me kapërxim, me rrëshqitje, me...

Lajme të tjera

Web TV