Dita Ndërkombëtare e Mjekëve/ Begaj: Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë mjekët e Shqipërisë për punën e tyre në shërbim të qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Presidenti Begaj është shprehur se sot duhet të jetë një arsye më shumë për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekut, uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.

Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.

Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar”, shkruan Presidenti Begaj në Facebook.

 

Të fundit

Zgjidhni zanatet! Shteti ofron mbi 2500 bursa për të rinjtë

Në korrik hapet zyrtarisht regjistrimi në arsimin profesional, një mundësi konkrete për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë një...

Kushton 70 mln euro, Barcelona nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Gazeta katalanase Sport ka befasuar opinionin sportiv me lajmin e ditës. Sipas saj, Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin Fermin Lopez, nëse një...

“Të njohim Kosovën? Kjo nuk do ndodhë kurrë”. Vucic vijon me avazin

Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. I pranishëm në Çeki për...

Një valë e re e Covid-19 po përhapet në Europë! A rrezikon Shqipëria?

Një variant i ri i “Sars Cov 2”, nën-variant i “Omicorn”, po përhapet në Europë, SHBA dhe Azi dhe është ndër ato nëntipe qe...

Kanadezët i thanë jo Trumpit, atëherë pse Mark Carney po shtyn një ligj kufitar?

Nëse do të miratohet, do të shohim ndërtimin e një shteti survejimi që në disa aspekte do të jetë më i keq se ai...

Lajme të tjera

Web TV