Qeveria jep shpërblim, opozita e lidh me zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vendosi dje të japë shpërblim prej 5 mijë lekë çdo pensionisti. Çdo pensionist në vend në muajin prill do të ketë shpërblim këtë shumë. Ndërkohë që ky vendim është marrë para zgjedhjeve të 14 majit, opozita nuk e ka lënë në heshtje nismën e Ramës për “të blerë” moshën e tretë.

Në një komunikim me gazetarët kreu i qeverisë shqiptare tha se pensionistëve në prill do iu jepet 5 mijë lekë të reja plus pensionin e tyre. Ai gjithashtu u shpreh se synimi i qeverisë është edhe rritja e pagave, për disa kategori punonjësish të administratës dhe sektorëve të tjerë. “Do flasim për një rritje pagash që synon ngritjen në harkun e këtyre dy viteve, të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit.

Synojmë të realizojmë një target të një page mesatare prej 900 eurosh që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në mundësi të njerëzve dhe pas rritje së pagës minimale mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare.

Do të kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë të shkallëzuar, detajet do i diskutojmë pas aktit të miratimit, për një periudhë për 15 vitet e ardhshme. Do i qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve me 7%. Ndërkohë që mjekëve specialistë paga iu rrit me 50 mijë lekë të reja çdo muaj. Më pas do shkojmë te rritja e konsiderueshme”, është shprehur Edi Rama.

Ai premtoi se do të ketë rritje të mëtejshme, pra me paratë që do të vijnë nga eksportuesit e energjisë. “Për të tjera kategori do kemi rritje të tjera. Jemi në kushtet kur mund t’ju themi se pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë.

Sot nuk kemi vetëm zotimin e përgjithshëm, por dhe informimin konkret se për pensionistët do ketë dhe 5 mijë lekë të reja që do shkojnë bashkë me pensionet që do marrin herën e ardhshme”, tha ai. Ndërkohë pyetjes nëse këtë vendim e lejon kodi zgjedhor pasi merret pak para fushatës, Rama e hodhi poshtë.

“Këto janë çështjes dhe zotime që janë marrë denbabaden dhe nuk kanë lidhje me kodin zgjedhor dhe zgjedhjet. Për pensionistët që janë mbi të gjithë dhe që për një mijë e një arsye kanë dhënë më shumë se të gjithë dhe nga kjo histori ndryshimi kanë marrë më pak, s’duhet t’i shkojë në mendje askujt ta bëjë këtë pyetje.

Ky për pensionistët është një adresim në vazhdim i një problemi siç ekzistonte dhe më parë, se qeveria është aty, në mbrojtje të të gjithë familjarëve, dhe bizneseve të vogla. S’mund t’u them se do prisni disa muaj se kanë vendosur partitë, ato kinezëritë.

I respektojmë ato kinezëri që i kemi bërë vetë, por s’mund t’i shkojë ndërmend njeriu që mund të na pengojë ne të bëjmë këtë gjë për pensionistët.”, pohoi Rama. Sakaq, pyetjes së; ‘Çfarë efekti pritet të prodhojë në skemën e pensioneve?’, Rama iu përgjigj se: “Pensionet janë të lidhura me diçka krejt tjetër, me kontributet dhe nëse një vend nuk ka siguruar në vite që kontributet të mblidhen dhe pjesa më e madhe e njerëzve i kanë parë kontributet si gjëja e fundit që duhet të mendojnë, nuk ka se si pensionet të jenë të larta. Por do të bëjmë çmos të rikuperojmë një kohë të gjatë të humbur.”.

Lexo edhe :  'Princesha e re e Lindjes'/ Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë në aeroport

Nuk ka leje ndërtimi, pa paga të mira

Rama u ndal edhe njëherë edhe tek ajo çfarë ka paralajmëruar, se s’do iu japin leje kompanive të ndërtimeve nëse japin paga minimale. Rama tha se nuk mund t’ jepet një punonjësi ndërtimi pagë minimale kur në Tiranë metri katror i një apartamenti është 1 mijë euro.

Sipas kryeministrit, ky është shfrytëzimi i punonjësve dhe këtë s’do ta tolerojnë më, e pikërisht për këtë aryse po hartojnë draftin për të ndaluar lejet e ndërtimit për ata që japin paga minimale. “Kanë në total një numër të punësuarish, 53 277, flasim për pata të deklaruara.

Janë pothuajse 8% e totalit të punësuarve në të gjithë vendit. Metri ka qenë 300 dollarë, edhe paga s’kishte si të ishte 300 dollarë apo 400 dollarë, por ishte më pak. Pyetja është kur sot metri katror në Tiranë, e ka kaluar 1 mijë euro, si mundemi ne të kemi një pagë minimale në kompanitë e ndërtimit për 32% të totalit të të punësuarve. 32% e 53 mijë njerëzve marrin pagë minimale.

Si mund të pranohet kjo. Ky nuk është më një shpërblim i një krahu pune që bën të mundura fitimet më të madha dhe sistematike për kompanitë shqiptare, ky është shfrytëzim i punonjësve deri në limitet e mbijetesës dhe ne këtë s’kemi për ta toleruar më. Në këtë 32% ka një gënjeshtër të madhe, një pjesë pagat që deklarohen, një pjesë tjetër paguhet në të zezë.

Që do të thotë përfitime që janë përtej normales, shkojnë deri te pika e fundit e gjakut dhe djersës nga ana e kapitalistëve tanë”, tha Rama. Rama u ndal edhe në ambicien e qeverisë për të çuar pagën mesatare në 950 euro.

Rama tha se një gjë e tillë do të reflektohet edhe në kompanitë private, pasi krijohet konkurrencë.

“E fundit që dua të them është që ne sot kemi bërë një diskutim të parë mbi një draft të një reforme që është reforma më e madhe  strukturës së pagave, për të bërë një rritje historike të pagave.

Është reforma më e madhe, por është edhe reforma që mund ta bëjmë sot, se bënim dot dje. Rritja e pagave në sektorin publik reflekton menjëherë edhe në sektorin privat, si rezultat i faktit që krijohet një mekanizëm konkurrence dhe balance që ka të bëjë me motivimin e njerëzve”, tha Rama.

Të fundit

Mori në krahë djalin pasi ia rrëmbyen gjyshërit, nëna prek me deklaratën e saj

Nëna 23-vjeçare, Ile Gjuni, është bashkuar me djalin e saj tw mitur, Amarin pas më shumë se 1 jave....

Kina mund të përpiqet të marrë nën kontroll Hënën? Ja çfarë thotë NASA

NASA ka paralajmëruar se Kina mund të tentojë të marrë përsipër pjesë të Hënës brenda vetëm disa viteve. Administratori i agjencisë hapësinore Bill Nelson...

Mark Marku: Kërkova Rithemelimin e PD kur ishte në pushtet, më thanë ik na ler rehat

Ditën e sotme, gjatë një rrëfimi ndryshe në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku, ka treguar se ka...

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa një automjet tërheq pas vetes...

Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës, Berisha dhe leksioni Veliaj për të tre

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë e pamundur t’i shpjegosh një “alieni” që vjen për herë të parë në Tiranë, se çfarë po ndodh me politikën në...

Lajme të tjera

Web TV