“Shumë sëmundje vijnë nga ushqyerja”/ Mjeku: Duhet të merrni masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Bernard Progni ka folur sot për eventin që shoqata “Doors Of Life Albania” do të zhvillojë në ndihmë të konsumatorit dhe shëndetit.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për rëndësinë e sigurisë së ushqimit, e cila sipas tij, ka në dorë përhapjen e shumë sëmundjeve.

Progni ka theksuar se çdo gjë vjen nga ushqimi dhe masat e personelit mjekësor pastaj janë të papërballueshme kur pacientët shkojnë në spital.

“Siguria ushqimore është një sfidë e përhershme se është një sfidë globale. Ne duhet të japim një mesazh shumë të fortë, pasi unë si mjek kam parë që shumë njerez me sëmundje kur përplasen në dyert e spitaleve vijnë vetëm nga ushqyerja. Pra, ne duhet të marrim masa dhe të japim një mesazh shumë të fortë që të parandalojmë shumë sëmundje që vijnë nga ushqimi.

Mjafton të sensibilizojmë ata njerëz që ta kuptojnë thelbin se çfarë ndodh me një ushqim që është i kontaminuar. Edhe mund të jetë me përbërje bakteriale, virale që mund të krijojë dhe shumë probleme në komunitet, pra mund të përhapet epidemi dhe siç keni parë që vijnë këto sëmundje të tjera të ndryshme, që çdo gjë vjen nga ushqimi dhe masat tona pastaj janë të papërballueshme kur vijnë te spitali.

Edhe nëse do jemi një ushtri të madhe dhe të jenë të gjithë personel mjekësor, nuk ja arrijnë dot të dalin me të gjithë të sëmurët”, u shpreh ndër të tjera ai.

Të fundit

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Lajme të tjera

Web TV