Një 36-vjeçare është raportuar e zhdukur në Krujë.
Denoncimi është bërë nga vëllai i saj, i cili ka deklaruar se 36-vjeçarja është larguar ditën e djeshme nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Blutë bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Krujë, ka kallëzuar shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Derven, Krujë, se më datë 30.03.2023, është larguar nga banesa, motra e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.