KRRIK letër institucioneve, deputetët shkelin ligjin zgjedhor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) konstaton parregullsi dhe shkelje ligjore në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një letër të hapur publike, drejtuar kryeparlamentares, presidentit, kryeministrit, partive politike dhe përfaqësive diplomatike KRIIK i kujton subjekteve politike se klima zgjedhore duhet të jetë e qetë për të moscënuar shprehjen e lirë të qytetarëve.

“Kjo klimë zgjedhore e qetë është mëse e nevojshme për t’i bërë qytetarët të ndihen të sigurt për shprehjen e lirë dhe të pacënuar të vullnetit të tyre, duke iu dhënë të kuptojnë se procesi zgjedhor është i tyre, si një mundësi për të zgjedhur më të mirën e ofertave elektorale të paraqitura nga subjektet zgjedhore, për mirëadministrimin e qeverisjes vendore”-thuhet në letër.

Më tej shtohet se është detyrë e shtetit, i cili nëpërmjet ligjit dhe institucioneve, të Institucionit të KQZ-së veçanërisht, të kujdeset për pacënueshmërinë dhe mos-ndikimin apo mos-orientimin në asnjë rast të votuesit shqiptar, duke vënë në funksion mekanizma parandalues dhe sanksionues ndaj tërë formave të pushtetit, qoftë ai politik, shtetëror, ekonomik apo edhe kriminal. Në monitorimin që KRIIK ka krye përgjatë javëvëve të fundit, ku fushata elektorale ka nisur para kohë, konstatohet pjesëmarrja e e deputetëve në aktivitete të institucioneve shtetërore, veçanërisht në bashkitë e vendit.

“Lidhur me këtë çështje, KRIIK ka shprehur Qëndrimin e tij zyrtarisht në KQZ, por edhe publikisht, duke e konsideruar të paligjshme prezencën e përfaqësuesve politikë, qofshin këta edhe deputetë, në veprimtaritë e përditshme të Administratës së Bashkisë dhe Kryetarit të saj, që këta të fundit zhvillojnë konform përgjegjësive dhe detyrave të tyre funksionale rutinë[iii], të cilat, sipas gjykimit të KRIIK dhe bazuar në parashikimet ligjore të Ligjit, nuk përputhen në asnjë pikë me përgjegjësitë dhe funksionet e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”-thuhet në konstatimin e KRIIK.

Lexo edhe :  Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

Kjo organizatë e monitorimit të zgjedhjeve ka renditur disa raste të shkeljeve për të cilat ka vënë në dijeni KQZ-në për të marrë masat përkatëse. “KRIIK Ju nxit të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të orientuar e këshilluar të gjithë deputetët për zbatimin me korrektësi të ligjit, duke mos abuzuar në asnjë rast me postin dhe funksionin publik që mbajnë, duke respektuar katërcipërisht kuadrin ligjor dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore”-thuhet në letrën drejtuar institucioneve të rëndësishme në vend, partive politike dhe përfaqësive të huaja diplomatike në Shqipëri.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV