Paratë ruse për Kryemadhin, Balla: Gruaja e ish-Presidentit, aksionere me politikanë rusë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pagesat ruse për Monika Kryemadhin, shihen nga socialistët tha Taulant Balla, si një aferë e paralajmëruar pesë vite më parë.

“Si ka mundësi që na doli bashkëshortja ish-presidentit e cila na përfitoka përqindje fitimi, si i thonë këta avokatët nga një biznes ose nga një ortakëri me rusë. Paska paguar rusi para për bashkëshorten e Ilir Metës dhe transferuar nëpër llogari bankare, sepse unë nuk mendoj se ka ndonjë arsye tjetër se si u ka rënë ndërmend kompanive të lidhura me Vladimir Putin të paguajnë përqindje apo të transferojnë para në llogaritë të cilat janë me emrin e bashkëshortes së Ilir Metës“- tha Balla.

Krahas detyrimit për llogaridhënie nga zonja Kryemadhi, Taulant Balla pati edhe një apel.

“Përse këto ruse po paguajnë këto para. Thirrja është për organet e drejtësisë jemi subjekt i i deklarimit dhe kontrollit të pasurive çdo qindarkë që mund të transferohet në llogari duhet të deklarojmë”

Asamblesë socialiste të Mallakastrës Taulant Balla i tha:

“Mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, është një aleancë rublash. Një aleancë rublash që mos u habisni kurrë historia do të tregojë se shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit përmes atij privatizimit të korruptuar gjatë qeverisjes Meta-Berisha ka qenë një plan kundër interesave të Shqipërisë.”

Të fundit

Pse aksi Librazhd-Përrenjas vijon të jetë burim aksidentesh

Aksi Librazhd-Përrenjas vijoj të jetë një njollë e zezë, në të cilën ndodhin aksidente thuajse çdo javë. Më i fundit ka qenë dje, ku më konkretisht aksidenti ka ndodhur në...

Edhe qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

Për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - ka kushte si Qeveria, ashtu...

Dita nis me diell por keni kujdes orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat sot

Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi...

Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’u cënojë krenarinë për PS

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dje u la në burg për korrupsion dhe mesazhin e tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ua drejtojë...

Arrestimet për korrupsion, opozita kërkon dorëheqjen e Manastirliut

Pas arrestimit të dy zyrtareve të Ministrisë së Shendetësisë dhe dy përfaqësuesve të një kompanie private për akuzën e korrupsionit, opozita ka kërkuar dorëheqjen...

Lajme të tjera

Web TV