Alarmohet Policia e Pogradecit, çfarë ndodhi gjatë mesnatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Pogradecit ka kaluar në alarm pasi një qytetar kreu veprime të dyshuara, që mund të vinin në rrezik  jetën dhe sigurinë e qytetarëve

Një shtetas është konstatuar duke vendosur një send të dyshuar poshtë një mjeti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2, pranë prokurorisë së qytetit. Burime për ABC News bëjnë me dije se ka qenë roja i prokurorisë, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë e Pogradecit.

Rreth orës 03:30 të mëngjesit ai ka vënë re një shtetas duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë makinës.

Fillimisht është dyshuar për vendosje eksplozivi, ndërsa është dashur ndërhyrja e grupit të shpërthimeve të kontrolluara nga Tirana për të kryer ekzaminimet e duhura.

Pas kontrolleve rezultoi se elementi i dyshuar poshtë automjetit nuk ishte lëndë eksplozive, por një aparat GPS.

Mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Çekani, i cili kohët e fundit ka patur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit ishte aksidenti kokë më kokë në Elbasan

Të fundit

Tmerrohen banorët e Freskut në Tiranë, helikopteri u hedh një lëndë të paidentifikuar

Pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, banorët e zonës janë alarmuar nga një ndodhi aspak e...

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se drafti që kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot për Kosovën është i hartuar në Serbi. Gjatë një interviste në...

VIDEO/ Benzema prezantohet në mënyrë spektakolare tek Al-Ittihad mes 60 mijë tifozëve

Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports...

Rubini më i madh dhe më i vlefshëm ndonjëherë shitet në ankand, ja sa kushtoi ai

Një rubin 55,22 karatësh është bërë guri më e madh dhe më i vlefshëm i këtij lloji që është shitur ndonjëherë në ankand, duke...

Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i republikanëve

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane...

Lajme të tjera

Web TV