“Ka qarë për tri ditë”/ Babai i Kiarës: Jam i prekur nga publiku: Do ta ndjek me avokatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Hip se të vrara, zbrit se të vrava” e quan reagimin e publikut babai i Kiarës, Arbër Tito, pas rikthimit të së bijës në “Big Brother VIP” të shtunën e kaluar. Pas një jave që qëndroi jashtë shtëpisë, Kiara mësoi shumë nga fama e të gjithë banorëve dhe në veçanti mësoi edhe popullaritetin e të dashurit të saj. Ndaj edhe rikthimi në shtëpi s’mund të ishte njëlloj.

I ftuar në “Ftesë në 5” babai i Kiarës tregon se ndihet shumë i prekur nga reagimi i publikut ndaj sjelljes së Kiarës. Gjatë ditëve të para, pas daljes nga shtëpia, Kiara vetëm ka qarë për tri ditë, por sjellja e saj “e re” nuk duhet keqkuptuar:

“Unë jam i prekur, sepse nuk ka një argument bazë që t’i kundërvihet Kiarës, por merren me veshjen (e bardhë apo e zezë), me kryqin (e ke apo s’e ke), nuk përmenden gjërat pozitive të Kiarës… Sa për sjelljen e Kiarës, kur ndryshon, pse ke ndryshuar, nëse nuk do të ndryshonte, do thoshin kjo kështu ngeli, nuk zë mend”, – tha mes të tjerave babai i Kiarës në një lidhje direkte nga Italia.

Kur mësoi se Kiara dhe Efi janë përqafuar, ai tha se është shumë i lumtur, sepse e bija nuk mban zemëratë.

Babai i moderatores shtoi më tej se të gjitha komentet denigruese kundër figurës së Kiarës do t’i ndjekë me avokatë nga Italia, sepse nuk mund të tolerojë çdo media apo çdo gazetar të shkruajë pafund lajme të rreme për të bijën.

Çdo famë e ka një çmim, por mua më duket sikur Kiara po paguan një çmim jo të vetes…”

 

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV