“Jo telefon deri 4 vjeç”, ekspertët: Ndalon zhvillimin e fëmijës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telefoni apo tableti është kthyer në “mikun” e ngushtë të shumë fëmijëve, por përdorimi me orë të tëra i tyre po ndikon në zhvillimin e të vegjëlve.

“Janë theksuar problematikat e zhvillimit të fëmijëve.”

Specialistët konstatojnë se pajisjet elektronike po i bëjnë fëmijët të mbyllur në vetvete, të shpërqendruar ose me vështirësi në komunikim.

“Lidhen me gjuhën e kuptuar, të folur, por edhe në sjellje. S’di si të ndërveprojë me moshatarët e tij. Mund të ketë fjalor të pasur, por ai vetë nuk di të komunikojë në mënyrë funksionale. Nuk shijon ushqimin që ka përpara, nuk percepton sasinë e ushqimit që ha. Vëmendja nuk është e fokusuar tek aktiviteti i përditshëm, humbet interesin, mund të jenë pasiv ose të shpërqëndruar.”

Problemet janë theksuar më tepër pas pandemisë së Covid-19. Prandaj këtë vit fokusi i specialistëve në muajin e ndërgjegjësimit për çrregullimet e spektrit autik është tek autizimi virtual që krijohet nga ekspozimi i gjatë ndaj telefonit, tabletit apo televizorit.

“Në tv sheh ngjyra, zhurma tinguj, jo gjëra konkrete për tu kuptuar. Nëse ka predispozitë për çrregullim të spektrit ja theksojmë më tepër këtë gjë “

Mesazhi i psikologëve shkon për të gjithë prindërit.

“Ne duhet të bëhemi shokë të lojës së tyre. Një fëmijë është ende i pazhvilluar nga ana neurologjike, e ka të vështirë të kuptojë çfarë thuhet nga ekrani. Deri në moshën 3 vjeç e gjysmë 4 sa të ketë pjekurinë e neuroneve të tij të mos ekspozohet ndaj ekraneve. “

Në mbarë botën numri I fëmijëve me çrregullime të spektrit autik është rritur. Nëse para dy vitesh me këtë çrregullim konstatoheshin 1 në 44 fëmijë tashmë numri ka zbritur në në 1 në 36. Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta. Shkaqet e shfaqjes së autizimit janë ende të panjohura, por sipas mjekëve përgjegjës janë faktorë gjenetikë ndërthurur me ato mjedisorë.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV