14 prilli caktohet “Dita e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës ka shpallur 14 prillin Ditë memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur më 12 prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky vendim është marrë në bashkërendim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se shpallja e kësaj dite bëhet për të “njohur dhimbjen dhe vuajtjen e grave e vajzave, por edhe të burrave e djemve të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës” së fundit në Kosovë më 1998-99.

Pavarësisht se nuk ka numër të saktë, sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet në Kosovë, gjatë luftës së fundit janë rreth 20.000 raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarët e forcave serbe.

Që nga viti 2014, kur është miratuar legjislacioni, të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë mund të marrin statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe të përfitojnë një pension prej 230 eurosh.

Aplikimin ata e bëjnë përmes disa organizatave të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës. Por, ata duhet të kalojnë përmes disa procedurave për njohjen dhe verifikimin e statusit të tyre.

Për aplikim, viktima duhet të plotësojë një formular me të dhëna e detaje për vendin dhe periudhën kur ka ndodhur dhunimi, me deklarata nga dëshmitarët dhe me raporte eventuale mjekësore. Këto të dhëna paraqiten para një komisioni qeveritar, dhe nëse ky komisioni nuk bindet, viktima duhet të dalë fizikisht para tij.

Deri më tani, mbi 1.000 personave u është njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës./REL

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV