“Pasaportat e arta”/ PS paralajmëron “tërheqjen”: Shqipëria do të respektojë çdo vendim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare është në pritje të vendimit të Gjykatës Europiane për të vendosur miratimin ose jo të ligjit për “Pasaportat e arta”.

Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjatë mbledhjes së komisionit të Integrimit. Ai tha se “pasaportat e arta” nuk janë një shpikje shqiptare, por një model që është përdorur nga shumë vende të BE-së dhe se ndihmon në thithjen e më tepër investimeve të huaja”.

“Lidhur me çështjen e pasaportave të arta e vërteta është se nuk është një model i shpikur nga Shqipëria, por një model i përdorur nga një sërë vendesh anëtare të BE-së. Edhe pse nuk jemi ende vend anëtar i BE, angazhimi i Shqipërisë është për t’u qëndruar strikt vendimeve të Gjykatës Europiane. Pasi të shprehet Gjykata Europiane, kemi të drejtën tonë ta aplikojmë, si një formë që ka rezultuar e suksesshme në shumë vende për të thithur investime të huaja, deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij Balla iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për projektin e Portit të Durrësit, duke thënë se pas 14 majit nuk do të ekzistonte më ky debat pasi qytetarët do të përgjigjeshin me votë.  “E dëgjoj shpesh: BE është kundër investimit në Portin e Durrësit. Sulmi kundër investimit në Portin e Durrësit ka një sfond politik e elektoral.

Pas 14 majit nuk do të ekzistojë më ky debat, sepse do të jetë populli i Durrësit që do të japë përgjigjen e duhur. Do të kërkoja që kjo çështje të mos jetë më as pjesë e diskutimeve të Komisionit”, nënvizoi Balla.

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV