Qeni gjigant e ndjek për ta ‘shqyer’/ Futbollisti i Premier League bëhet ‘hit’ në rrjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Episod emocionues në West Ham ku shfaqet Maxwel Cornet, sulmuesi 26-vjeçar nga Bregu i Fildishi i “Hammers”.

Disa lojtarë të skuadrës së Premier League u mblodhën së bashku në parkingun e qendrës stërvitore “Rush Green” para një makine.

Mes tyre Lukasz Fabianski, portieri 37-vjeçar polak që filmoi skenën, kapiteni Declan Rice dhe pikërisht Maxwel Cornet, i cili përjetoi momente terrori pak më vonë…

Në video shihet prania e një qeni të madh në krah të kapitenit të West Ham, Rice. Në një moment Cornet u largua nga pjesa tjetër e grupit për disa metra.

Qeni u nis ngadalë drejt Cornet dhe filloi ta ndiqte deri në derën e hyrjes së fushës së stërvitjes. Fatmirësisht për Cornet qeni ndaloi dhe e la të ikte.

Me pak fjalë asgjë e veçantë, vetëm frikë e madhe për sulmuesin e West Ham. Shoqëruesit e tij, dëshmitarë të skenës, kanë shpërthyer së qeshuri.

Të fundit

Nga 1 janari 2025, profesionet e lira me më pak se 3 klientë tatohen si të punësuar

Përllogaritja e tatimit, si të ardhura nga punësimi, për të vetëpunësuarit ofrues së shërbimeve profesionale që sigurojnë 80% të...

Erion Veliaj mbërrin në IEVP-në e Durrësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në IEVP-në e Durrësit. Lajm në përditësim…  /    S,M

“Pas ngjarjeve të fundit, socialistët do të ndryshojnë…”/ Gazetari rendit arsyet!

Këtë të mërkurë në emisionin ‘Barometri’, janë dhënë shifrat nëse mundet qeveria të pengojë punën e SPAK, rezultate të cilat të përkthyera në përqindje...

Mot i paqëndrueshëm, meteorologia tregon kur rikthehen temperaturat tipike të dimrit

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu dhe gjatë pasdites ato do të përfshijnë të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, informoi në “Dita Jonë”...

Kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë/ Rama: Punimet vijojnë me ritme të shpejta

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Korridori VIII që po merr formë, e ku punimet për zgjerimin e saj vijojnë me ritme...

Lajme të tjera

Web TV