Rritja e kostos së jetesës/ Kush janë10 qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e kostos së jetesës ishte e përhapur në të gjithë globin në vitin 2022. Prandaj, rezultatet e anketës vjetore të Economist Intelligence Unit (EIU) që krahason koston e jetesës në qytete të ndryshme anembanë botës, nuk janë befasuese.

Konkluzioni i përgjithshëm i hulumtimit është se rritja mesatare e kostos së jetesës për vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, është 8.1%.

“Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe politikat e Kinës me zero Covid kanë krijuar probleme në zinxhirin e furnizimit, i cili i kombinuar me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet në normat e monedhës kanë çuar në një rritje të kostos së jetesës në të gjithë botën. ”, thotë shefja e kërkimit në EIU, Upasana Dutt, në një deklaratë pas shpalljes së rezultateve.

Ajo shton se “Ky ndikim është i qartë, pasi rritja mesatare e çmimeve në 172 qytetet që kemi studiuar në kërkimin tonë është më e madhja në 20 vitet që kemi pasur të dhëna dixhitale. Rritja e karburantit ka qenë e konsiderueshme, por gjithashtu ushqimi, shërbimet komunale dhe mallrat e tjera shtëpiake po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për banorët e qytetit.”

Në një vit me kosto të lartë jetese, cilat janë qytetet më të shtrenjta për të jetuar?

10  qytetet më të shtrenjta në botë për Economist Intelligence Unit:

1- Nju Jork dhe Singapori

3- Tel Aviv

4- Hong Kongu dhe Los Anxhelosi

6- Cyrih

7- Gjenevë

8- San Francisko

9- Paris

10- Kopenhagen.

 

Të fundit

‘Këto janë ditët vendimtare’/ Berisha mesazh kandidatëve: Punoni 16 orë në ditë

Ndërsa na ndajnë 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh...

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Laç. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka disa persona të të plagosur. Ndërkohë forca të shumta policie...

Hipertensioni vjen “i heshtur”/ Mjekët: Gjysma e pacientëve e zbulojnë rastësisht

Në Shqipëri afro 40% e popullsisë sipas Institutit të Shëndetit Publik vuan nga hipertensioni. Tabutë kanë rënë dhe sipas mjekëve presioni i lartë i gjakut...

“Ishim të dehur, po ziheshim”/ Dëshmon amerikani që vrau gruan në Shkodër

Amerikan Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër ka dhënë një deklaratë para hetuesve. Sipas burimeve për ABC...

Akuzohet për trafikim të miturish/ Urdhër arresti për ish-presidentin e Bolivisë

Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për “trafikim të të miturve” kundër ish-presidentit të vendit Evo Morales, i cili u anulua nga një...

Lajme të tjera

Web TV