Zgjedhjet/ Kauza e Ramës në fushatë: “Mos votoni dyshen Berisha-Meta”  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje kandidatin e PS-së për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Teksa foli për zgjedhjet ai “zbuloi” edhe kauzën me të cilën do të mbajë fushatën, duke mos u përqëndruar në premtime, por në sulm ndaj dy kundërshtarëve Berisha dhe Meta.

Në nisje të fushatës elektorale, duket se kryeministri do të mbahet në një pikë të vetme, duke sulmuar kundërshtarin politik. E njëjta formë ishte edhe në zgjedhjet e përgjithshme ku ndonëse përballë kishte ish-kryedemokratin Basha, dhe kreun e LSI-së Monika Kryemadhi, i anshkaloi tërësisht duke ligjëruar publikisht se de fakto pas tyre ishte Meta dhe Berisha. Në këto zgjedhje do e ketë edhe më të lehtë “etiketimin” pasi zyrtarisht si Meta ashtu edhe Berisha gjenden përballë Ramës.

Dje kryeministri Edi Rama e ka pasur ndalesën e radhës në qytetin e Lezhës ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie, Pjerin Ndreu që mban dhe postin aktual të kryetari. Kryeministri iu drejtua qytetarëve që të mos bëjnë një gabim e të votojnë dyshen Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në fjalën e tij, Rama tha se për aq kohë sa Berisha nuk bëri asgjë kur nuk e kishte “damkën Non Grata”, nuk mund të bëjë kurrsesi asgjë më shumë. “Fatkeqësi që të kthehej pas në duart e atyre që është shumë kuptimplotë, por është njëkohësisht dhe shumë e hidhur në 30 vite që kur ka zgjedhje vendore demokratike nuk kanë arritur të krijojnë një shembull të një bashkia apo komune që nën drejtimin e tyre nuk ka shkuar mbrapa, por përpara.

Tropoja ka ndryshuar aq sa nuk ka ndryshuar për 25 vjet, ne mund të të tregojë Malësinë e Madhe, Kukës, e s’po flas për Bashki të tjera që kemi qeverisur për një kohë më të gjatë. Këto nuk janë zgjedhje kombëtare dhe as për t’i parë politikisht gjërat. Dhe po t’i shohim është e pakonceptueshme që ta çosh votën te një njeri që izolohet, siç është izoluar kryetari, u premton çudira që nuk i bëri as nuk nuk kishte damkën. Dy hije të së shkuarës dhe që duan të kapin ça të kapin, një bashki këtu, një atje, për hallin e tyre për t’i treguar botës që duhet të kaloni nga ne dhe se sado na damkosni ju, ne jemi këtu”, tha Rama. Përballë Pjerin Ndreut është kandidati Pashk Gjoni. Rama tha se nuk e njeh Gjonin personalisht, por shtoi se i mjafton fakti që ai kandidon për dyshen Berisha-Meta, për të kuptuar se është zgjedhja e gabuar.

Lexo edhe :  Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

“Janë disa Bashki ku njerëzit duhet të ftillohen, këto zgjedhje janë mes një njeriu të aftë dhe të përkushtuar, me kë? Nuk e njoh se kush është, po një njeri që i jep fytyrën, emrin, zërin, 2 hijeve me siguri ka një problem me sistemin e vendimmarrjes në kokën e vet, i ka humbur pini”, shtoi Rama. Ai renditi edhe disa nga premtimet e tij, si rritja e pagës mesatare në 900 euro apo që shqiptarët të kenë të ardhura për frymë 10 mijë euro në vit. Rama shtoi se të gjitha problemet që ka qyteti, nuk mund të zgjidhen nga Meta dhe Berisha, pasi sipas tij, ato “kanë hallet e tyre më të vështira për t’u zgjidhur”. Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me Pjerin Ndreun.

“Siç kam unë pikturën në zyrë, ky s’rri dot pa bë drejtorin e Policisë, kur sheh një gjë që nuk shkon në rrugë. Por as unë dhe as ky me sëmundjen profesionale të policit nuk i kemi sjell dëm, por kemi bërë më shumë se të tjerët”, tha Rama. Pjerin Ndreu ka mbajtur postin Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër 1999-2002.

Të fundit

Gjykata e Romës refuzon kërkesat e 42 azilkërkuesve në Gjadër

Gjykata e Apelit të Romës ka vendosur të mos pranojë kërkesat e 42 emigrantëve të huaj që janë vendosur...

MAS shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ministria e Arsimit dhe Sportit, publikoi sot datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2024-2025. Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja...

Zbardhet strategjia e SPAK, emrat e prokurorëve që do dalin në terren gjatë zgjedhjeve

Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve  të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që sipas strategjisë kundër krimeve...

Pacienti tentoi t’i vinte flakën vetes dhe repartit të dializës me benzinë/Ja shkaku

Detaje të reja zbardhen lidhur me ngjarjen që u regjistrua sot në repartin e dializës në spitalin e Korçës, ku një pacient 65-vjeçar, i...

Tërmeti trondit Athinën

Një tërmet me magnitudë 4,5 i shkallës rihter është regjistruar pasditen e së enjtes në Greqi. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka...

Lajme të tjera

Web TV