Menuja e darkës së fundit në “Titanic”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ROLAND QAFOKU

Kjo është menuja e restorantit me 5 yje në transoqeanikun “Titanic” dhe mban datën 14 prill 1912. Pikërisht atë mbrëmje, duke u gdhirë 15 prilli, “Titanic” u mbyt. Kanë kaluar 111 vjet nga ajo që vlerësohet si një prej katastrofave më të mëdha në historinë moderne të njerëzimit në të cilën humbën jetën mbi 1500 persona, e megjithatë ende flitet e flitet për të.

Nuk dihet se si një nga të mbijetuarit ka arritur të marrë këtë menu si kujtim i një ngjarje që do trondiste botën, apo thjesht i ka ngecur në xhep nga darka e fundit. Pas një shekulli, një dekade dhe 1 viti, ato që janë shënuar në menu edhe sot mund të cilësohen ushqim disi i mirë.

Që nga pula, kërpudha, djath e deri te salmoni vijojnë të preferohen edhe sot. Ajo që më bënë më shumë përshtypje është lloji i birrës “Munich Lager Beer” dhe që servirej me kriko, madje edhe e ftohur në akull. Sigurisht që pasagjeri më me fat duhet të ketë qenë ai që e ka konsumuar mirë e mirë këtë menu, por edhe që i ka mbijetuar tragjedisë.

Historia e “Titanic” është e tillë që nuk ka asnjë gazetë në botë që të mos ketë shkruar edhe dy rreshta për të. Ironikisht, vetë në “Titanic’ kishte një gazetë ditore që përgatitej dhe shtypej aty nga një staf gazetarësh, por që nuk arriti të “publikojë” lajmin më të rëndësishëm, atë të mbytjes së vendit të punës! Një tjetër fakt interesant është edhe historia e çelsit të kutisë ku qendronin të mbyllura dylbitë e vrojtimit. Marinari që dorëzoi turnin harroi dhe e mori me vete dhe shkoi të flinte gjumë. Pa dylbi, ai që e zëvendësoi nuk kishte asnjë mundësi ta shikonte ajsbergun nga larg

Lexo edhe :  Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

. Pasi u lajmërua ai që kishte çelsin, anija kishte vetëm 37 sekonda kohë të devijohej. Ky çelës u shit për 130 mijë dollar në një ankand disa vite pas gjëmës. Ndërkohë në bord ishin edhe 25 inxhinierë që kishin marrë pjesë në ndërtimin e anijes dhe që kishin menduar të shijonin udhëtimin e parë të saj.

Të 25 mbetën në fund të ujërave të oqeanit teksa deri në minutën e fundit u përpoqën ta mbanin sa më gjatë anijen me anë të pomave dhe të jepnin alarmin SOS. Por përvec sa e sa historive të trishta si ajo e Jack-ut të Rose-ës, kishte dhe si ajo e dy fëmijëve Edmond dhe Mishel Navratil, 2 dhe 4 vjeç. Ata i kishte rrëmbyer i ati në Francë pas divorcit me të emën dhe po i çonte në SHBA, ndërkohë që e ëma mbeti në Francë.

I ati nuk u lejua të hipte në varkat e shpëtimit, ndërsa të dy fëmijët që nuk dinin asnjë fjalë anglisht shpëtuan mrekullisht dhe u bashkuan pas disa kohësh me të ëmën. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia.

Një gazetar anglez intervistoi pak përpara nisjes në Southampton inxhinierin projektues dhe në fund e pyeti nëse “Titanic” rrezikonte të mbytej. Inxhineri i fryrë dhe shumë i sigurtë nga ajo masë gjigande dhe luksoze që kishte ideuar dhe prodhuar tha: Këtë anije nuk e mbyt dot as Zoti. Mesnatën e 14, duke u gdhirë 15 prilli i vitit 1912, anija përfundoi në fund të oqeanit.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV