PD hap fushatën në Lezhë/ Bardhi fajëson Metën: Solli Ramën në pushtet në vitin 2013

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ishte në një takim me demokratët në Lezhë, ku tha se nuk e pranojnë që të bëhen gabimet e së shkuarës duke fuqizuar Ilir Metën.

Bardhi u shpreh se kanë hyrë në betejë elektorale të pazakontë për të ruajtur identitetin e PD.

“Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes. Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Bardhi.

“Beteja elektorale e demokrateve në Lezhë do të jetë për Këshillin Bashkiak, por Pjerin Ndreu nuk mund të jetë më kryebashkiak i Lezhës”, tha Gazmend Bardhi, duke dhënë sinjale për mbështetje të kandidatit të opozitës Pashk Gjoni.

“Ne zgjodhëm të luftojmë vetëm për PD. Nëse dikush që përfaqëson opozitën në këto zgjedhje bën thirrje apo mbështet PD, pa diskutim që jemi opozitarë. Duam që Pjerin Ndreu të mos jetë më kryetar i bashkisë së Lezhës. Nuk mund kurrsesi të drejtojë bashkinë e Lezhës dhe të përfaqësojë qytetarët, në politikë reciprociteti të con përpara. Ne s’mund të japim e të mos marrim asgjë”, tha Bardhi.

Lexo edhe :  Tirana nderon Ali Ahmetin me titullin 'Qytetar Nderi'/ Veliaj: Frymëzues dhe misionar!

Partia Demokratike nuk ka kandidat në asnjërën prej tre bashkive të Qarkut Lezhë, por do të garojë vetem për Këshillat Bashkiak në zgjedhjet vendore të 14-majit.

 

Të fundit

Pankarta fyese ndaj Theo Hernandez, Federata Italiane merr vendimin për Dumfries

Zyra e Prokurorit të FIGC ka mbyllur hetimin e saj ndaj Denzel Dumfries pasi mbrojtësi i Interit u pa...

Hakohen faqet e institucioneve të Kosovës, ministrja Gërvalla ngre akuza ndaj Rusisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës. “Rusia...

‘Beleri ka mbaruar!’/ Braçe tregon mesazhin që do të përcjellë Rama më 12 maj në Athinë

Më 12 maj kryeministri Edi Rama nis turin në Europë për të takuar shqiptarët e diasporës në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe...

Andre Villas-Boas zgjidhet presidenti i ri i Portos, Milan “ëndërron” për Conceicaon

Me sezonin drejt fundit, Milan ka nisur të mendoj për të ardhmen, teksa kryefjala mbetet trajneri i ri. Ne Itali janë të bindur se Pioli...

U pajis me urdhër mbrojtje/ Maya reagon pas sherreve me burrin: Jam…

Këngëtarja Maya Aliçkaj ka reaguar për herë të parë pas përplasjes publike që ka pasur me bashkëshortin e saj. Në një intervistë për një...

Lajme të tjera

Web TV