Largimi i të rinjve/ Boçi: Pas 14 majit, synojmë deri në 3 mijë vende të reja pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi u shpreh se pas fitores më 14 maj, synimi është që të krijojë 2500-3000 vende të reja pune.

Boçi u shpreh ndër të tjera se prej 16 vitesh në Elbasan nuk ka asnjë investitor të huaj të ri, por kanë mbetur vetëm me ata që janë të interesuar për zonën industriale.

“Bashkia duhet të behet tërheqëse e investimeve të huaja, prej 16 vjet Elbasani nuk ka asnjë investitor, të ri të huaj t ardhur në Elbasan. Kemi mbetur vetëm me ata që interesohen në zonën industriale dhe aspak nga ata që sjellin zhvillim global të bashkisë së Elbasanit.

Programin tonë kemi përcaktuar qartë që një nga synimet kryesore është krijimi i vendeve të punës, 2500-3000 vende pune, për të kontribuar sado pak.

Me ikjen e qytetarëve Elbasani është bashkia nga e cila ikin forcat më të kualifikuara, njerëzit me arsim të lartë, duke futur edhe trendin e punësimit për shkak të afërsisë me Tiranën. Që nuk është trend kulturor, por ekonomik.

Në Tiranë, Durrës shkohet për të pasur një të ardhme ekonomike më të mirë. Prandaj ne duhet të investojmë në krijimin e një ambienti ekonomik që tërheq investimeve të huaja dhe krijon vende të reja pune për të rinjtë. Pa hequr dorë nga ofrimi i shërbimeve cilësore”, u shrpreh Boçi.

Të fundit

Aksident i rëndë në Tiranë/ 35-vjeçari humb drejtimin e mjetit, përfundon në lumin Lanë

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një 35-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në Lanë. Ngjarja...

Basha i vetëm, por “trim”, nuk llogarit Berishën dhe Metën

Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, në daljet e fundit publike ka injoruar qëndrimet e kreut të PL-së Ilir Meta, teksa shprehet se është...

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike automjetesh në të dyja anët

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tiranë-Dibër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Aksidenti është regjistruara rreth 30 minuta më...

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane do të jetë publikes sot, më datë 4 Maj 2024, shkruan newsbomb.al. Departamenti i Shtetit, Programi për vizat amerikane njofton...

“Pashkë të bekuara, me shëndet dhe durim”, Kisha Orthodhokse Autoqefale uron besimtarët

Besimtarët orthodoksë në mbarë botën kremtojnë nesër Pashkën, Ringjalljen e Krishtit. Festimet në Shqipëri kanë nisur që prej mbrëmjes. Një urim për të gjithë besimtarët...

Lajme të tjera

Web TV