Balla thirrje SPAK/ Hetoni shpenzimet për koncertet 100 mijë euro të Saliut dhe Ilirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla, është shprehur sot se SPAK të mos bëjë shurdhin por të hetojë shpenzimet që Saliu dhe Iliri po bëjnë për koncertet e fushatës nga 100 mijë euro.

“Me Armando Subashi zhvilluam një takim me banorë të lagjes Grecalli, ku folëm për të gjitha punët që ne do të vijojmë të bëjmë në këtë bashki. Zgjedhjet e 14 Majit janë mundësia e secilit prej nesh për të zgjedhur nëse duam të vazhdojmë të ecim përpara me Edi Ramën, apo të kthehemi mbrapa me Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Partia Socialiste ka vendosur që në këtë fushatë një pjesë të fondeve që na jep KQZ t’ua dhurojmë bashkive duke mbjellë pemë, ndërkohë që Saliu dhe Iliri po bëjnë koncerte 100 mijë euro vetëm për skenën. SPAK nuk duhet të bëjë shurdhin, por kjo faturë 100 mijë euro është një faturë që nuk duhet të shpëtojë pa u hetuar”- tha Balla.

Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe të ‘tortës financiare për vitin 2023’. Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të marrë dje selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë. Partia Demokratike arkën e së cilës aktualisht e menaxhojnë Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, merr mbi 104 milionë lekë.

Ndërsa Sali Berisha ende nuk ka dhënë një përgjigje se kush e financon për fushatën elektorale. As kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të ndajë shpenzimet me Sali Berishën për fushatën e 14 majit. Në daljen para mediave, ai e ka kaluar pyetjen me një përgjigje të shkurtër duke thënë se kanë koalicion idealesh që do t’i shërbejë interesit të qytetarëve.

Lexo edhe :  Dita e Europës/ Rama: E gjen Shqipërinë më afër ëndrrës, me diellin që lind nga perëndon

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV