E RËNDË/ Sherr për politikë, turisti i pret veshin pushuesit me një xham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një turist britanik është arrestuar pasi dyshohet se i ka prerë veshin një pushuesi tjetër me një gotë të thyer, në barin e një hoteli në Majorkan, gjatë një debati për politikën.

Mediat lokale thanë se ai ishte liruar me kusht pasi u paraqit para një gjyqtari hetues, por i thanë se duhej të paguante 6200 paund për të rimarrë pasaportën e tij, nëse donte të fluturonte për në Britani.

Pushuesi tjetër përfundoi në spital, ku një pjesë e llapës së veshit të djathtë ishte prerë keq dhe kishte marrë një plagë në qafë.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një hotel, në një plazh të vogël në bregun lindor.  Gruaja e të plagosurit tha se sulmi ndodhi pas një sherri mes dy burrave për politikë.

Personi i plagosur ishte i dehur dhe policia nuk arriti t’i merrte deklaratën në vendngjarje, para se të dërgohej në spital.

Në të njëjtin hotel qëndronte edhe personi i arrestuar me gruan e tij.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV