“Zhdukja” e vajit të ullirit/ Ulet në mënyrë drastike prodhimi në shkallë botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesa e vajit të ullirit, i referuar edhe si ” ari i lëngshëm ”, ka çuar çmimet në nivele rekord. Sipas ekspertëve moti ekstrem i nxitur nga ndryshimet klimatike ka  “ndikuar ndjeshëm” në prodhimin e vajit të ullirit në Evropën Jugore vitet e fundit, veçanërisht në vendet e Mesdheut si Spanja, Italia dhe Greqia.

Spanja, e cila furnizon më shumë se 40% të prodhimit botëror sipas Qendrës për Promovimin e Importeve, zakonisht prodhon nga 1.3 milion deri në 1.5 milion tonë metrikë vaj ulliri çdo korrje.

Megjithatë shifrat zyrtare treguan se Spanja kultivoi vetëm rreth 666,000 tonë metrikë për fushatën 2022/2023.

Çmimet e vajit të ullirit ekstra të virgjër në Andaluzinë e Spanjës qëndruan në 7.8 euro  për kilogram që nga 19 prilli. Çmimi i vajit të ullirit arriti kulmin në janar, 9.2 euro për kilogram.  Mirëpo analistët thonë se mungesat në rezervat e vajit të ullirit ka të ngjarë të nxisë rritje të papritura të çmimeve gjatë muajve të ardhshëm.

Çmimi në rritje i yndyrës së lëngshme, një element kryesor i dietës mesdhetare, ka bërë që ky produkt të jetë më i vjedhuri në Spanjë. Në gusht të vitit të kaluar, afërsisht 50,000 litra vaj ulliri ekstra të virgjër u vodhën nga një prej fabrikave spanjolle të vajit në rajonin e Kordobës./kb

Të fundit

Vendi në vështirësi për mësues/ Në Veri nuk ka kush të japë matematikë

Burimet njerëzore janë kthyer në një problem të madh për zhvillimin e qëndrueshëm, por tashmë po vuan edhe sektori...

Rriten disa nga monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e premte

Sot, më 24 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.2 lekë dhe shitet 93 lekë. Euro sot blihet me 100 lekë, ndërsa...

Dita nis me mot të kthjellët, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave...

11 llojet e meshkujve që nuk duhet të jenë kurrë partneri juaj

As meshkujt dhe as femrat nuk janë perfekt. Jemi larg kësaj. Të gjithë jemi plot me të meta dhe kalojmë periudha kur jemi vërtet...

Shkërmoqja e shoqërisë me burrecët që vrasin nënat e fëmijëve të tyre

Nga Leonard Veizi Mes shqiptarësh, më shumë se sa viktimat e luftës për territore, ndarje të hesapeve të vjetra dhe shpërthimi i hakmarrjeve të reja,...

Lajme të tjera

Web TV