“Synojmë ta çojmë pagën minimale në 60 mijë lekë”/ Rama: Rezultat i një pune të vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se synon që ta rrisë pagën minimale në 60 mijë lekë ndërsa të ardhurat për frymë në 10 mijë euro.

Në një takim me qytetarët në Bashkinë e Patosit, kreu i qeverisë tha se rritja e pagës minimale është rezultat i një pune të vështirë.

Pjesë nga fjala e kreut të qeverisë:

Më në fund naftëtarët të kenë statusin e tyre të vecantë dhe falë kësaj, trajtohen me respekt për të gjithë punën në shërbim të atdheut.

Në fakt, dua të them që sot në këtë moment të rrugës tonë ndihem i lehtësuar sepse kemi bërë shumë ndryshime por më e rëndësishmja, kemi arritur që këto ndryshime ti përkthejmë në një rritje historike të pagave, që e con mesataren në sektorin publik nga 530 në 900 euro.

Ajo që dua të shtoj është se kjo rritje shumë e fortë që është rezultat i një pune të mundimshme dhe një rruge të vështirë, është edhe një moment që do të bëjë sektorin privat që t’i rrisë pagat më tepër dhe shumë më shpejt.

Vendosëm ta rrisim pagën minimale përsëri dhe në fund të prillit do të marrin jo më 34 mijë lekë por 40 mijë lekë.

Paga minimale nuk ishte parashikuar në programin tonë elektoral, as të atyre tjetëve që premtojnë çfarë t’ju vijë për mbarë sepse e dinë që s’do tju kërkojë llogari njeri.

Edhe ne, edhe ata, pagën minimale e kishim parashikuar 38 mijë lekë në 2025.

Sot e kemi 40 mijë dhe deri në 2025 do ta cojmë 45 mijë lekë. Në këto vite që siç thashë janë vite të vëshjtira kemi dyfishuar të ardhurat për frymë, e kemi nisur me 330 euro dhe sot jemi në 640.

Lexo edhe :  Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Ambicia ime është që do ta çojmë sepse pagat nuk ngrihen sipas dëshirës. Pagat ngrihen në bazë të mundësive.

Ambicia ime të shkojmë patjetër në një pagë minimale 60 mijë lekë dhe në të ardhura për frymë në 10 mijë euro. Kjo është maja që shoh drejt Shqipërisë të 2030.

Të fundit

Konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur...

‘Këto janë ditët vendimtare’/ Berisha mesazh kandidatëve: Punoni 16 orë në ditë

Ndërsa na ndajnë 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve, kandidatëve...

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për disa të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Laç. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka disa persona të të plagosur. Ndërkohë forca të shumta policie...

Hipertensioni vjen “i heshtur”/ Mjekët: Gjysma e pacientëve e zbulojnë rastësisht

Në Shqipëri afro 40% e popullsisë sipas Institutit të Shëndetit Publik vuan nga hipertensioni. Tabutë kanë rënë dhe sipas mjekëve presioni i lartë i gjakut...

Paralajmërimi i Zelensky-t/Nuk garantoj sigurinë e liderëve në paradën e 9 majit në Moskë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ngriti alarmin për sigurinë e liderëve ndërkombëtarë që mund të marrin pjesë në paradën ushtarake në Moskë më 9...

Lajme të tjera

Web TV