Zgjedhjet në veri të Kosovës, KQZ shpall rezultatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për zgjedhjet lokale të 23 prillit që u mbajtën në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas KQZ-së, në garën për kryetarin e ri të Komunës të Leposaviqit, fitues është shpallur Lulzim Hetimi nga Lëvizja Vetëvendosje me 73.5 për qind të votave të fituara.

Kjo parti fitoi garën edhe në Mitrovicë të Veriut. Kreu i ri i kësaj komune do të jetë Erden Atiq, që ka fituar 66.9 për qind të votave.

Dy komuna i kanë fituar kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Komunën e Zveçanit do ta udhëheqë Ilir Peci nga kjo parti me 59 për qind të votave të fituara.

Ndërkaq, në Zubin Potok fitues u shpall Izmir Zeqiri me 52.2 për qind të votave.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e rinj të katër komunave veriore u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe atje.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhje dolën 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor.

Më 23 prill, u mbajtën edhe zgjedhjet e parakohshme për asambletë komunale në Leposaviq dhe Zveçan.

Në Leposaviq, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 15 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës dy, aq sa ka fituar edhe Partia e Serbëve të Kosovës.

Në Zveçan, 11 ulëse në Asamblenë komunale i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje tetë.

Në zgjedhjet e 23 prillit nuk mori pjesë Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – që deri më tani kishte udhëhequr me këto komuna. Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit, bëri thirrje për bojkotin e procesit zgjedhor.

Procesi zgjedhor kaloi pa asnjë incident dhe qytetarët, përveç se në disa shkolla, votuan edhe në 13 kontejnerë të vendosur në lokacione të ndryshe në veri.

Lexo edhe :  “Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen e partive serbe në këto zgjedhje, pasi vetëm një kandidate e pavarur serbe garoi për kreun e Zveçanit.
Autoritetet në Prishtinë kanë thënë se banorët në veri kanë qenë cak i “frikësimit dhe shantazhit” nga grupet që “mbështeten nga Beogradi” për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe./REL

Të fundit

AKU: Vezët me salmonelë në Gramsh janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton opinionin publik se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive...

Shenjat më me fat të muajit qershor

Stina e verës sjell energji të reja për të gjitha shenjat e horoskopit. Universi ju ofron një mundësi të artë për të bërë ndryshime...

100 mijë shqiptarë me portofol në monedha digjitale, të ‘fiksuar’ pas Bitcoin

Eksplorimi i parasë digjitale duke blerë e shitur kriptomonedha nuk është më tabu për shqiptarët. Mjafton të kesh një telefon me internet, dhe regjistrohesh...

Vrau me thikë vajzën e tij dhe të dashurin e gruas, prokuroria: Dënim të përjetshëm!

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënim të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe mbetjen...

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Prej afro 1 viti në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali ditor i cili iu mundëson terapi pa qenë nevoja e shtrimit, pacientëve me...

Lajme të tjera

Web TV