Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në debatin televiziv “Oponion”, foli për ndryshimin e Tiranës në tetë vitet e tij si kryebashkiak dhe projektet për mandatin e ardhshëm. Në lidhje me përballjen televizive me kandidatin rival Belind Këlliçi, kreu i bashkisë e refuzoi duke u shprehur se nuk mund të debatojë me një person që bëhet makiazh për një person “non grata” nga SHBA-ja.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është në garë për të marrë mandatin e tretë dhe duket se rival kryesor ka kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi. Ky i fundit një javë më parë kërkoi ballafaqim dhe debat televiziv me Veliajn. Kreu i Bashkisë Veliaj ka refuzuar përballjen me të, duke kujtuar se është personazh I dalë nga “non grata”, duke iu referuar Berishës. Më tej Veliaj ka treguar zhvillimin e qytetit në tetë vite që sipas tij i ka dhënë një tjetër pamje kryeqytetit sin ë infrastrukturën rrugore, ashtu edhe në ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe çerdheve. Më poshtë pjesë nga intervista në emisionin “Opinion”.
-Përse nuk pranoni debat me kandidatin e kualicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi?
Erion Veliaj: Unë nuk bëj debat me askënd, edhe me ata që në fakt janë drejtuesit e koalicionit Ilir Metën, Sali Berishën. Sali Berisha erdhi dhe sfidoi publikisht bashkinë e Tiranës sepse e synon si një hordhi të marë qytetin gjatë kohës që kishte mitingun e fundit. Në fazën që Saliu ka ikur nga fushata e Tiranës, Ilir Meta ka ikur nga fushata, madje dhe kandidati ka hequr fytyrën, unë debat me gishta nuk bëj dot. Unë do të bëj debat me njerëz!
-Kjo pastaj është justifikim se secili e gjen një justifikim. Pse mos të bëhet debat, në këto zgjedhje unë e kuptoj që s’bëhet, por le të merret një parim xhentellmenësh, kandidatët të vijnë të përballen me njëri-tjetrin.
Erion Veliaj: Nuk kam hezituar asnjë debat, edhe me ata që dalin me zë dhe figurë.
-Është për të defaktorizuar kandidatin kjo apo…Unë e quajta frikë në fakt.
Erion Veliaj: Jo s’është fare frikë. Këtu bëhet fjalë për të validuar disa njerëz që në këtë fushatë janë detergjentë dhe makiazh për fytyrën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Po ç’rëndësi ka? Sepse ka dhe të tjerë që mendojnë se ju jeni një makiazh për fytyrën e Ramës.
Erion Veliaj: Ne jemi sot në një situatë ku vendi më pro-amerikan ka një pjesë të lidershipit politik të shpallur non-grata që do të thotë çdo bashkëpunim me ata personazhë apo pastrim i figurës së këtyre personazheve që janë në funksion të amnistisë së Sali Berishës.
-Si mund të thuash atë që është zgjedhur me votë, unë nuk e njoh?!
Erion Veliaj: Për sa kohë ne kemi një raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për sa kohë që Sali Berisha është një njeri që ka një vulë dhe një damkë që nuk fëlliq vetëm atë, por të gjithë forcën që ai përfaqëson apo atë aliazh forcash. Sot ne kemi një koalicion pa vulë, pa emër, pa fytyrë. Kanë hequr emrat, kanë hequr fytyrat dhe tani po dalin vetëm me gishta. Të më thuash mua tani që unë duhet të dal të bëj debat me njerëz të tillë… Nëse Berisha është lideri, bujrum le të vij kur të duash le të bëj debat.
-Si është çështja e mjelljes së 1 milionë pemëve, ku janë këto pemë?
Sot kemi shumë raste që edhe kur flasim për pemët, edhe kur flasim për ujin në fakt kemi zbuluar edhe nga opozita, i referohen Tiranës së vjetër. Për një pjesë të opozitës ka 8 vite që nuk kanë kuptuar që Tirana në fakt nuk është kjo, por Tirana që nga 2015 me reformën Fino-Çuçi është Tirana kjo me të kuqe. Pra deri në kohën e PD dhe të Lulit është 2015, ndërsa kjo pjesa tjetër është pas reformës administrative. Dua të ilustroj disa gjëra. Së pari, kjo Tirana këtu është 42 kilometra katrorë. Kjo Tirana e madhe është 1250 kilometra katrorë. Këtë nuk e vë në dyshim që e dinë gazetarët, por ajo që kemi parë nga kjo fushatë dhe kur bëni ftesa për debate, shumica e kandidatëve nuk e dinë që po garojnë për këtë gjënë e madhe, nuk po garojnë për këtë gjënë e vogël. Që do të thotë që kur flasim për 1 milionë pemët janë në të gjithë këtë Tiranën e madhe. Domethënë janë edhe në Vaqarr, janë edhe në Pezë te liqeni i Fjollës. Patjetër, kemi një koleksion faturash, kemi të gjitha bankat që janë paguar. Të gjitha kompanitë private. Tani kur po të flas për donatorë, ai donatori nuk ka nevojë të falsifikojë. Kur Ardit Gjebrea mbolli 50 pemë e bëri publikisht, e bëri me faturë dedikuar nënës së vet. Kur miqtë e Uejda el Sayed erdhën dhe e mbollën pemën e kuqe dhe e fotografuan, pra ka disa raste kur njerëzit mbjellin për sebep, ka raste kur dikush fondin që ka për përgjegjshmëri sociale për bankën, kompanisë së sigurimit të ambasadave. Ja që tani ju zunë pemët, imagjino të shikoni punët e tjera. Këto 42 km kanë pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, në këtë Tiranë urbane ne nuk i kemi pasur disa infrastruktura madhore. Dua t’ju sqaroj për infrastrukturën makro, ka disa hyrje në Tiranë që kanë pasur nevojë urgjente për investim. Do të shpjegojmë makro dhe do të shohim mikro. Ka disa ndërhyrje që kanë ndodhur, ndërhyrja e parë ka qenë me lumin dhe Bulevardin. Tirana ka pasur një shtyllë kurrizore…Kjo ka qenë Tirana e vjetër, kryqi roman i dizejnimit të qyteteve ka qenë kjo pjesë e Lanës dhe Bulevardi. Sot kemi një Tiranë me mbi 1 milionë banorë, kjo do të thotë se së pari ne këtu kemi nevojë për disa ndërhyrje për të rritur shtyllën kurrizore të Tiranës. Pjesa e Bulevardit të Ri është një kredi e bashkisë së Tiranës me fondin e Abu Dhabit. Parku T që lidh parkun e Paskuqanit me Bregun e Lumit ka qenë projekt i Edi Ramës në vitin 2011, kam qenë në atë fushatë. Me këtë kredi, për të cilën s’u bë asnjë punë, vajti bashkia e Tiranës firmosi e implementoi dhe sot kemi Bulevardin e Ri dhe gjithë pjesën e lumit të Tiranës.
-Që s’ka mbaruar akoma?
Erion Veliaj: Pjesa e lumit të Tiranës ka mbaruar totalisht. 100%! Pjesa ikonike që është sheshi fundor i Bulevardit të Ri është një tjetër projekt. Po flasim për një lumë që për ata që jetonin te njësia 4, 8 dhe 11 përmbytja vinte deri te Siri Kodra sepse nuk shkarkonte. Ndërkohë ka mbaruar pjesa e Unazës së Madhe dhe ju kujtohet lufta e bashkisë së Tiranës dhe qeverisë te pjesa e Astirit, këtu shikoni se si ka mbaruar zgjatimi i Lanës. Pra, shtylla kurrizore e qytetit është dyfishuar! Një qytet i cili mbaronte te Brylli dhe Pallati me Shigjeta këtu sapo kemi marrë financimin që zgjatimi i Lanës të shkojë deri në Kashar.
-I keni gjetur lekët për atë?
Erion Veliaj: Po flas për Presidentin që refuzonte të miratonte kredinë sepse që të marrësh kredi nga Banka Europiane e Investimeve të duhet plotfuqishmëria. Dhe sot njerëzit që kanë bllokuar sistematikisht Tiranën, te ky Astiri që sot është hapur, te kjo Lana…Sot janë alternativa! Thjesht po e kujtoj. Pasi kanë mbaruar këto akse, sot jemi duke punuar në 7 akse të tjera të Unazës së Madhe.