Horoskopi ditor, e shtunë 29 prill 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Dukej se disa marrëveshje apo raporte ishin të shëndosha, por kanë filluar krisjet e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi. Një dozë të theksuar ndikimi ka edhe Hëna që ju sheh “përmbys”.

Demi

Edhe pse atmosfera e përgjithshme është pak a shumë e njëjtë, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në raport me punën. Dashuria mirë.

Binjakët

Qielli juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.

Gaforrja

Do të keni gjithë mbështetjen e Afërditës pozitive, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë, pasi Marsi dhe Mërkuri vazhdojnë t’ju turbullojnë e të mos ju lënë të qetë. Nuk do të mungojnë shanset e mira.

Luani

Nëse konstatoni edhe ju se po kaloni një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshes Mërkur, Mars dhe Jupiter. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.

Virgjëresha

Gjendja psikofizike jo e mirë për shkak të ndonjë sëmundjeje të stinës do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni gjërat më shumë me “kokë” se me “zemër”.

Peshorja

Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

Akrepi

Përsëri protagonist në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

Lexo edhe :  Njihuni me 5 rracat e qenve më të shtrenjtë në botë

Shigjetari

Duket se, pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni filluar ta rimerrni veten dhe kjo për meritë të një kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mirë edhe në drejtim të punës.

Bricjapi

Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stres për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni sesa të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur aq shumë, është momenti i revanshit, sidomos në planin profesional. Merreni shtruar, sepse nuk është aq e lehtë të rifitosh ritmet e zakonshme.

Peshqit

Të lindurit e kësaj shenje, me hyrjen e Diellit në shenjë do të ndihen të ripërtërirë për të përballuar ditën plot ngarkesë, ndërkohë që edhe në planin sentimental. Gjërat po ndryshojnë pozitivisht.

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV