Votën për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edi Rama i cilësoi si dalje kundër partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një takimi me gratë socialiste në Elbasan, kryeministri kërkoi mbështetjen e kandidatit të PS-së. Pa kaluar katër ditë, Edi Rama trokiti sërish në Elbasan për të zhvilluar një tjetër takim elektoral. Këtë herë, ai mblodhi gratë socialiste ku u foli më shumë për Luçiano Boçin se sa për Gledian Llatjan dhe duke e lidhur votimin më 14 maj, si vendimtare në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
“Shqipëria është e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mendojnë mirë se një votë që shkon në drejtim të non gratave është një votë që e dëmton Shqipërinë në sytë e atyre falë të cilëve ne kemi pasur mundësi të shkojmë përpara”, tha Rama.Karta ndërkombëtare mund të mos jetë ndikuese te mbështetësit e Sali Berishës, ndaj Edi Rama u kërkoi grave të Elbasanit të futen mik te bashkëshortët që janë me bindje opozitare.
“Po Luli është shumë më i vërtetë dhe shumë më serioz se sa Luluçi që keni ju këtu.
Foli burrit, t’i thërrasë mendjes dhe nëse është aq i djathtë sa nuk e zë gjumi, të flejë gjumë në datën 14, të mos turpërojë shtëpinë duke vendosur kryq te Like floriri”, u shpreh kryeministri. Ashtu si në qytetet e tjera, këtë fushatë përzgjedhjes vendore, Edi Rama e personalizoi si përballje ndërmjet tij dhe dyshes Berisha-Meta.