Kejvina dhe Olta “bashkojnë” forcat/Çfarë po kurdisin ish-konkurentet e “Big Brother VIP”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja Kejvina Kthella dhe aktorja Olta Gixhari janë bërë bashkë për herë të parë pas daljes së tyre nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ka qenë Kejvina ajo e cila ka zbuluar se është takuar me Oltën, me anë të një videoje që ka publikuar në rrjetet sociale.

Të dyja ish-konkurentet shfaqen duke qeshur me njëra-tjetrën. Aktorja tregon se u prek shumë në kohën kur nga shtëpia doli Kejvina, ndërsa pretendon se kjo gjë i ndikoi në lojën që zhvilloi në “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, Kejvina i thotë se do të hyjnë sërish në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”.

Pjesë nga biseda:

Kejvina: Ja pra këtu me të madhen Olta Gixhari. Moj po si më the atëherë, sot jemi nesër nuk jemi?

Olta: Eee. E di si jam bërë unë atëherë kur ka dalë Kejvina, tym. Këtë po i them. Sikur të ishe ti te shtëpia, loja ime do të kishte ndryshuar totalisht dhe do kishim bërë një super spektakël të dyja.

Kejvina: Do shkojmë prap në “Big Brother 3”.

Olta: Më ka prishur shumë punë dalja kësaj.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV