Këlliçi nxjerr videon/ Shihni çfarë ndodh në Tiranën reale, përtej kasetave e montazhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, ka shkuar ditën e sotme pranë një familjeje në Tiranë, e cila ndodhet në kushte tejet të vështira ekonomike.

Ai ka publikuar një video nga takimi me një nënë tiranase, e cila tregon banesën e shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Shihni pak çfarë ndodh në Tiranën reale, përtej kasetave e montazhit”, shkruan Këlliçi krahas pamjeve të banesës dhe bisedës me të moshuarën.

Kjo e fundit rrëfen së në këtë banesë janë rritur 5 breza dhe se bashkia i la në çadër pas shkatërrimit të saj.

Pjesë nga biseda:

Këlliçi: Oj nënë, ka ardhur dikush për t’ju parë nga bashkia?

Nëna: Kanë qenë dy herë, tre herë.

Këlliçi: Çfarë ju kanë thënë?

Nëna: Do t’i bëjmë, do t’i bëjmë. Asnjë gjë nuk kanë bërë.

Këlliçi: Tmerr! Çfarë flet?! O nënë, sa vetë jeni këtu? Jeni katër kunora?

Nëna: 5 kunora. 5 kunora kemi qenë. Brezi tjetër ka ikur.

Këlliçi: Po kur ju ra tërmeti ju thanë se duhet prishur shtëpia?

Nëna: Po!

Këlliçi: Edhe ju lanë në çadër?

Nëna: Po, në çadër.

Këlliçi: Po tani çfarë kanë bërë? Se thotë që kam bërë apartamente, kam bërë shtëpua thotë ai, kam bërë vila…

Nëna: Vilat e mia nuk janë bërë.

 

Të fundit

“Përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!”Berisha njofton mbylljen e fushatës në Tiranë

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të mbyllim më 9 maj fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Pas...

Këngëtarja shqiptare zbulon betejën me tumorin në tru: Deri para disa javësh nuk e dija..

Këngëtarja shqiptare me karrierë në SHBA, Rinesa — e njohur për publikun si Rinesance — ka prekur ndjekësit me një rrëfim prekës në rrjetet...

Gjermani/ Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani

Rregulla më të ashpra për migracionin dhe më pak punëtorë nga Ballkani Perëndimor, sipas marrëveshjes së re të koalicionit në Gjermani. Në një moment me...

Pse Evropës i duhet një fond i përbashkët mbrojtjeje – jashtë Bashkimit Europian

Simon Nixon Nga të gjitha tronditjet që kanë goditur Evropën në tre muajt e fundit, asnjë nuk është më shkatërruese se vetëdijesimi se kontinenti ndoshta...

Sulmi nga India/ Mbi 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Pakistan, mes tyre fëmijë

26 persona u vranë, përfshirë fëmijë, dhe 35 u plagosën, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze pasi India nisi sulme ushtarake ndaj objektivave në Pakistan...

Lajme të tjera

Web TV