“Opozita në garë me veten”/ Çupi: PD duhet të kishte dalë më parë kundër Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë intervistës për “News Line” me gazetaren Viol Xhafaj, analisti Frrok Çupi tha se lidershipi i PD zyrtare duhej të ishte distancuar më parë nga Sali Berisha.

Sipas tij, ata dëshmuan se e vunë veten për një kohë të gjatë në dyshimin se me kë duhet të pozicionoheshin me SHBA-në apo me Berishën

“Gara në opozitë është brenda opozitës. Nuk ka garë me maxhorancën.

Majën e Ajsbergut e zbuloi Rama në Dibër. I bëri thirrje popullit se keni të bëni me një njeri që Amerika nuk e njeh, jeni të izoluar.

Fare shqip o zot o kurrë njerëzve iu duhet thënë e vërteta. Është i izoluar kryetari i bashkisë, votuesi, ai që jep para, ai që e ndjek pas.

Ndërsa raporti që ka PD, liderët e sotëm të PD që e kanë shpalosur fjalorin e dyre anti Berishë është se u vonuan jashtëzakonisht shumë dhe dëshmuan se e vunë veten për një kohë të gjatë në dyshimin se kush është më i fortë apo më i dobishëm, Amerika apo Sali Berisha.

Për Alibeajn edhe, lidershipin e grupit të moderuar aq shumë saqë nuk mund të thuash se mund t’i marrim si properëndimore.“, tha ai.

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV