Cilat janë vitaminat më të mira që ju duhen për një gjumë cilësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë, duke i shkaktuar pasoja të rënda në organizmit.

Studimet kanë treguar se sëmundjet dyfishohen nëse njeriu fle më pak se 7 orë. Nëse njeriu fle më pak se gjashtë orë, ky rrezik katërfishohet.

Pagjumësia ndikohet jo vetëm nga stresi, puna, por edhe stili i jetesës.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vitaminat që ju duhen që të keni një gjumë cilësor.

Vitamina C

Vitamina C është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar. Studimet thonë se sasitë e pamjaftueshme të kësaj vitamine shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e specave, agrumeve, kivit, lakrave të vogla dhe mangove për të marrë më shumë vitamina.

Vitamina B12

Vitamina B12 garanton shëndetin e nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Ajo ndihmon në krijimin e energjisë në organizëm. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë probleme nervore, lodhje, çrregullime të gjumit, mpirje dhe luhatje të humorit.

Sasia e rekomanduar e kësaj vitamine është nga 250 deri në 500 mikrogramë në ditë.

Vitaminën B12 e gjeni edhe në ushqimet e mëposhtme:

  • Sardelet
  • Salmoni i egër
  • Drithërat e plota
  • Qumështi
  • Kosi
  • Djathi i bardhë
  • Vezët

Vitamina D

Nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë probleme me gjumin.

Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Omega-3

Acidet yndyrore rekomandohen nga mjekët sepse përmirësojnë cilësinë e gjumit. Këto acide yndyrore i gjeni me shumicë tek peshqit, por edhe farat e ndryshme.

Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore.

Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.

Të fundit

Fitorja e Ramës/ Veliaj reagon nga qelia: Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë!

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Miqtë e...

Si të eliminoni celulitin në prag të verës?

Me afrimin e verës, rikthehet dëshira për t’u ndjerë më në formë dhe rehat me trupin tonë. Një nga pyetjet më të shpeshta që...

Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend (EMRAT)

Partia Demokratike, ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate, për në Kuvend nga...

“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë t’u mbyllin...

Nesër Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë zbresin 47 liderë!Zbardhet axhenda

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të...

Lajme të tjera

Web TV