Tërmeti i fuqishëm në Japoni/ Ja sa është numri i viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë qendrore të premten, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe 21 të lënduar.

Tërmeti me magnitudë 6.5 shkallë goditi rajonin qendror Ishikawa në mesditë, në një thellësi prej 12 kilometrash, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, shkruan REL.

Zyrtarët e motit paralajmëruan banorët për dridhje të tjera të mundshme dhe rrëshqitje të dheut në ditët në vijim, por thanë se nuk kishte rrezik për cunami.

“Ishte një dridhje e madhe dhe e gjatë që zgjati rreth dy minuta. U ndjeva i frikësuar sepse lëkundjet vazhduan dhe vazhduan,” i tha transmetuesit publik një zyrtar i qeverisë lokale në qytetin e Suzu, i cili nuk pranoi të jepte emrin e saj.

Zëdhënësi i qeverisë, Hirokazu Matsuno, u tha gazetarëve në kryeqytetin Tokio se një person u raportua i vdekur dhe se kishte “raportime të shumta për ndërtesa të shembura”.

Të fundit

FNSH dhe Operacionalja ‘izolojnë’ Fushë-Krujën/ Pika kontrolli në disa akse kryesore

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika...

“Qelbu siç ke trurin”/ Agravon debati mes vajzave në BBV: Ule eksitimin

Pavarësisht se hera herës janë parë të afërta me njëra-tjetrën, Erjola dhe Egla kanë patur një debatë të ashpër. Diskutimi mes dy baoreve ka lindur...

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër

Të apasionuar me motorat dhe makinat e epokës së komunizmit, një oficer policie dhe mekanik, rrugëtojnë për 3 vjet në mbarë Shqipërinë, koleksionojnë e...

Bashkëshorti i ministres plagosi drejtorin e ATK-së te Financat, ja çfarë u konstatua

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit te ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili ishte përfshirë në një konflikt me një...

Vonesa prej magjistratëve dhe mungesa e listës zyrtare nga burgjet, ILD nis verifikimet

A po shoqërohet apo jo me dritëhije ligji i amnistisë penale që u bë i zbatueshëm prej 24 prillit dhe që solli lirimin e...

Lajme të tjera

Web TV