Që nga mënyra e përmbylljes së fushatës, dhënia e mesazheve të fundit për zgjedhësit e deri te tentativa ose jo e blerjes së votës. Java e fundit pritet të jetë vendimtare dhe përcaktuese për fitoren por edhe për cilësinë e zgjedhjeve të 9-të lokale që zhvillohen në Shqipëri që nga viti 1992.
Nga ROLAND QAFOKU
Edhe gjashtë ditë na ndajnë nga votimi më 14 maj për zgjedhjet në 61 bashki të vendit. Kjo javë pritet të ketë sulmin e fundit të partive për të arritur në finishin e një fushate, ndoshta nga më të çuditshmet në të 9-ta zgjedhjet lokale që janë zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992. Edhe nga eksperienca e zgjedhjeve të tjera, por edhe nga ajo që kemi parë që nga nisja e fushatës deri më sot, java e fundit ka një përcaktueshmëri të rëndësishme për ditën e votimit. Kjo është në disa drejtime, por më së shumti është e lidhur me elektoratin gri që ende nuk e ka vendosur së pari të marrë apo jo pjesë në votim dhe së dyti nëse merr pjesë, për kë do votojë por edhe për cilësinë e këtyre zgjedhjeve. Prandaj, kjo javë merr rëndësi parësore për të mos thënë se do jetë përcaktuese nga e gjithë ajo që ka ndodhur përgjatë fushatës për fituesin por edhe për mënyrën se so do vlerësohen këto zgjedhje. Por çfarë pritshmërish kanë kandidatët, partitë politike dhe drejtuesit e tyre pikërisht këtë javë të fundit?
- Java e fundit pritet të tregojë se çfarë efekti do ketë mënyra e përmbylljes së fushatës, intesiteti i takimeve, daljeve televizive dhe mesazhet e fundit që do jepen për votuesit. Këta elementë do jenë përcaktues për ata votues që ende nuk e kanë vendosur se për këtë do ta jpin votën. Prandaj, për shefat e fushatës për kandidatët dhe do kenë shumë rëndësi edhe detajet më të vogla dhe mënyra e realizimit të tyre.
- Java e fundit e fushatës do tregojë nëse do vijojë ende stili “One man show” i kryetarëve të partive duke lënë në hije kandidatët. Për tre javët e para kane qenë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Enkelejd Alibeaj dhe kryetarët e tjerë të partive, ata që “shkëlqyen” në fushtë. Ishi nata qendra e gravitetit të çdo aktiviteti politik, të çdo mitingu, tubimi apo edhe pjesë e transmetimeve televizive dhe përkujdesjes nëpër rrjetet sociale. Gjasat janë që edhe në javën e fdnit kështu do jetë. Kandidatët sërish do jenë violinë e dytë dhe gjithçka do rrotullohet rreth kryetarëve. Kjo do japë perceptimin se këto janë zgjedhje parlamentare se sa lokale.
- Java që vjen do tregojë se sa kreativë do jenë përfaqësuesit e partive dhe kandidatët në mënyrë se si paraqiten përpara publikut. Deri më sot kjo ka qenë e dukshme më shumë për disa kandidatë kryesisht në qytetet e mëdha si Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Në qytete të tjera ka një dallim dhe diferencë të dukshme. Kandidatë që pothuajse nuk duken fare dhe fushata nuk lë ndonjë mbresë të veçantë. Për një pjesë duket sikur shefat e partive dhe shtabeve politike nuk kanë besim në përformancën e tyre gjatë fushatës dhe kujdesen se mos gabojnë kur flasin në publik dhe këpusin mufka që mund ti dëmtojë jo vetëm ata por edhe partitë që përfaqësojnë. Besohet se në stradegjitë e tyre ata duhet të kenë programuar që në javën e fundit të përdorin elementë tërheqës për elektoratin që do ndikojë për ditën e votimit.
- Java e fundit do tregojë shumë për të gjithë kandidatët që garojnë për 61 bashkitë. Ditët që mbeten të fushatës do tregojë se sa të aftë janë ata për të përçuar te publiku projektet dhe programet e tyre. Java e fundit do tregojë profilin e tyre real, mënyra se si do arrijnë që në finish të fushatës tu tregojnë zgjedhësve aftësitë e tyre për menaxhimin e bashkive dhe transformimet që pritet të bëjnë.
- Java e fundit e fushatës pritet të tregojë nëse elektorati gri së pari do tu afrohet kutive të votitmit apo do bojkotojë hedhjen e votës. Ditët që mbeten do tregojnë nëse ky elektorat do marrë mesazhe optimiste dhe do tërhiqet nga individët që garojnë nga programet e tyre dhe partive respektive. Kjo javë do tregojë shumë nëse përqindja e pjesmarrjes do jetë e konsiderueshme, apo do braktisë në masë siç është vënë re në zgjedhjet pararendëse.
- Java e fundit do tregojë ndikimin e mediave dhe veçanërisht të emisionet politike në publik për mënyrën e trajtimit të kandidatëve, të koncepteve që ata kanë për menaxhimin e bahskive, të mesazheve ndaj publikut e të tjera. Ndarja e mediave në mënyrë ekstreme djathtas ose majtas dhe në disa por apo kundër një kandidati kanë sjellë mungesë profesionalizmi dhe një ndikim negativ te zgjedhësit. A do të vijojë kjo edhe javën e fundit? Pak besohet se kjo do ndryshojë, rrjedhimisht mënyra se si e përdorin disa media qendrimin editorial do largojë elektoratin gri dhe në mënyrë të veçantë rininë. Përdorja e televizioneve si një qokë për të preferuarit apo si mjet presioni dhe shantazhi për kundërshtarët është një element që ndikon direkt në votim. Por më së shumti në braktisjen ndaj votimit.
- Java e fundit do tregojë për të kuptuar se në cilën pikë është përçarja e opozitës dhe sa do ndikojë kjo të dielën e votimit. Për tre javë kjo përçarja është parë në forma të ndryshme. Më shumë ajo ka qenë pjesë e luftës mes individëve Sali Berisha kundër Lulzim Basha-Enkelejd Alibeaj se sa për koncepte. Java e fundit do tregojë jo pak në këtë drejtim për të parë nëse elektrorati mbështet njërin, apo tjetrin grupim dhe pasojat që do ketë kjo për ditën e votimit.
- Java e fundit do tregojë nëse kandidatët vërtetë kanë ende energji, zell, pasion për të qenë realisht kryetarë në bashkitë ku garojnë dhe jo të duken të lodhur dhe që mezi presin të mbarojë fushata. Sigurisht që ngarkesa e deritanishme e aktiviteve të fushatës ka qenë e tillë që ka treguar se kandidatët kanë qenë edhe përballë një sfide fizike. Dhe kështu pritet të jetë edhe javën e fundit. Mënyra se si ata po e përballojnë këtë ngarkesë tregon shumë dhe na jep ne perceptimin se si ata do menaxhojnë punët në bashki nëse do zgjidhen kryetarë. Pak besohet se një kandidat që nuk përballon dot fushatën, të përballojë punët në bashki nëse zgjidhet kryetar.
- Java e fundit pritet të tregojë shumë për ligjërimin politik. A do jetë ai konfliktual, ndarës e përçarës apo një ligjërim modern dhe me premtime nga kandidatët për punët në bashki në 4 vite nëse ata fitojnë. Fjalimet dhe mesazhet që do jepen nëpëmrjet tyre do ndikojnë sado pak në hedhjen e votës ditën e votimit.
- Java e fundit do tregojë nëse këto zgjedhje do jenë një hap para për demokracinë në Shqipërinë politike apo jo. Kemi parë shpesh që në ditët e fundit të fushatës elementë të veçantë dhe kandidatë janë hedhur në sulm për të joshur votuesit nëpërmjet blerjes së votës apo joshje në forma të ndryshme. Kjo javë pritet të tregojë nëse ky fenomen do vijojë sërish dhe do deformojë votën, apo do jetë një fenomen në zhdukje. Java e fundit është vendimtare në këtë drejtim.