test

Euro, lek, pension dhe Pasaportë Greke/ Ja si bleu votat në Himarë kandidati Fredi Beleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Euro dhe lek, premtime për dhënien e shtetësisë greke dhe sigurimin e pensioni nga qeveria helene, kanë qënë format kryesore të blerjes së votave nga Fredi Beleri.
Kandidati fitues i kualicionit “Bashkë Fitojmë”, aktualisht ndodhet në burg së bashku bashkëpuntorin e tij të ngushtë, Pandeli Kokaveshi, për të cilët tashmë dosja është rregjistruar në prokurorinë e posaçme SPAK, për akuzën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Sipas vendimit të gjykatës prej 17 fletë, disa persona në Himarë, mereshin me aktivitet kriminal në fushën e krimeve zgjedhore dhe më konkretisht me shit-blerjen e votës, duke u premtuar qytetarëve të ndryshëm ofrimin e shumave të caktuara në të holla kundrejt dhënies së votës.

Dyshohet se personat e përfshirë i përkasin subjektit politik “Bashkë Fitojme” dhe deri më tani rezultojnë të jenë Dhionisios Alfred Beleri, Sihat Guraj, Andrea Zeneli, Bledar Janushaj, Bashkim Davacaj dhe Koço Balla.

Në dosje evidentohet dyshime se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt përfitimeve materiale të marra nga kandidati për Kryetar Bashkie i Aleancës Politike “Bashkë Fitojmë”, Dhionisios Alfred Petro Beleri, marrin shuma me vlera monetare nga ky i fundit dhe i shpërndajnë ato kundrejt premtimit për votë nga shtetas të ndryshëm në njësinë Administrative Horë-Vramsht dhe fshatrave që përmbledh kjo njësi administrative.

Më tej në dosje evidentohet fakti se veç lekëve dhe eurove, në këmbim të votës pro subjektit Fredi Beleri, është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin Grek.

Në dosje evidentohet dhe një nga episodet e dokumentuara, ku Fredi Beleri, hyn në negociata me shtetasin A.R, për blerjen e 13 votave. Alfredi, i ka thënë se do verifikontë një gjë të tillë dhe do të komunikonin sërish bashkë për tu takuar.

Lexo edhe :  Largimet/ Bashës bashkë me vulën i ikin edhe deputetët  

Në vijim të kësaj bisede, sërish në 10 Maj 2023, ata janë takuar më njëri-tjetrin në lagjen “Potam”, jashtë ambienteve të lokalit “Gelateria”, ku sipas bisedave ambientale të përgjuara, kanë biseduar në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga shtetasi A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhinisios Alfred Beleri.

Në këtë bisedë, ky shtetas i ka premtuar shtetasit A.R se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për shtetasin A.R, nëse shtetasi Dhionisios Alfred Beleri bindej sipas verifikimeve që ai do të kryente, se vota ishte hedhur pro tij.

Në këtë bisedë, Alfred Beleri,i premton shtetasit A.R se shumën monetare, do t’ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes, përmes bashkëpuntorit të tij, Pandeli Kokaveshi.

Të fundit

Ja si mposhtet Edi Rama

Nga Edison Ypi Harroje se Edi Ramën mund ta mposhtësh me rrena, ngrefosje qesharake, kërcënime revolucionare. Me të tilla Edi...

Kërcënoi me sëpatë tifozët, agresori qëllohet me armë zjarri nga policia

Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur për...

E dënuar për vrasje, pas 43-vitesh gruaja shpallet e pafajshme nga gjykata

Sandra Hamm, e cila u dënua për vrasje në SHBA, iu anulua dënimi pasi kaloi 43 vjet burg pasi gjyqtari i Gjykatës së Qarkut...

Humbet kontrollin, furgoni del nga rruga dhe përplaset me pemën

Një aksident është shënuar këtë mesditë në qytetin e Pogradecit. Një furgon mallrash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga...

Formacionet zyrtare të sfidës Poloni-Holandë, Lewandowski e nis sfidën nga stoli

Poloni-Holandë çelin raundin e parë të Grupit D në EURO2024, me sfidën që nis në orën 15:00 dhe që luhet në “Volksparkstadion” në Hamburg. Ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV