Ishte i pari në listë/ Alimehmeti rendit arsyet që sollën humbjen e Këlliçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Alimehmeti tregoi këtë të enjte në Euronews Albania arsyet të cilat sollën humbjen e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi në përballjen me Erion Veliajn.

Ai tha se dy arsyet kryesore që sollën këtë rezultat ishte mosfunksionimi i pajisjeve dhe përçarja e Partisë Demokratike.

“Një arsye ka qenë problem i pajisjeve të identifikimit, njerëzit erdhën për të votuar shumë prej tyre u larguan, disa mbase s’u kthyen më.

Pajisjet që duhet të ishin më të mirat, por në të vetmen ditë që duheshin ¼ e tyre nuk punuan, ky është një element që solli humbjen.

Një element tjetër është edhe përçarja e PD, por për këtë duhet punuar, e gjithashtu është edhe hapja ndaj njerëzve të rinj.

Gjithashtu duhen krijuar mekanizma të atillë që proceset zgjedhore të jenë të mbrojtura dhe të garantuara, pasi mungesa e tyre dhe paqartësia ndikojnë”,-tha Ilir Alimehmeti.

Të fundit

Alarm për cunami? Tërmeti i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi Tajvanin të hënën, sipas një njoftimi nga Qendra Sizmologjike...

Fajin ia hodhi këngëtares, menaxheri i Xhensilës nxjerr zbuluar Robert Berishën

Ditën e djeshme këngëtari Robert Berisha deklaroi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar me qëllim një poster ku të dy do performonin bashkë. Ai...

Ndodh për herë të parë për këtë vit, ulet çmimi i naftës, ja me sa shitet

Çmimi i naftës në tregun vendas e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht nga 189...

Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek. Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të...

Nëna me tre fëmijët i dhanë fund jetës/ Qytetarët shkodranë hedhin lule në lumin Buna

Qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule në lumin Buna, ku humbën jetën Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj në Ditën e Luleve. Nënkryetarja...

Lajme të tjera

Web TV