Dasma përrallore e vajzës së Tom Doshit, të ftuar special edhe Kiara me Luizin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej martesave më të bujshme në sektorin e biznesit u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Vajza e politikanit Tom Doshi, Briana ka kurorëzuar dashurinë e saj me biznesmenin Bruno Çela.

Martesa u zhvillua në një prej hoteleve të Tiranës ndërsa arredimi i ambientit ishte përrallor.

Në fokus ishin trëndafilat ndërsa nusja kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë, jo tradicionalin madhështor që jemi mësuar të shohim në dasma.

Të ftuar në dasmë kishte edhe personazhe të famshëm si Luizi dhe Kiara.

Këta të fundit kanë postuar foto nga martesa e vajzës së Doshit, ndërkohë që Luizi shfaqet edhe pranë djalit të biznesmenit që ishte një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

Kurorëzimi i dashurisë së Brianës dhe Brunos është lënë pas zgjedhjeve, ku partia e Tom Doshit ishte faktor për këshillat bashkiak.

I angazhuar ishte edhe dhëndri i tij Bruno Çela që është përzgjedhur si këshilltar bashkiak në Tiranë.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV