Vetmia mbaroi! Këto shenja horoskopi do të gjejnë gjysmën tjetër në qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera erdhi, temperaturat po rriten, humori bëhet më i lehtë dhe nevoja për dashuri fillon të stimulohet shumë më tepër.

Pra, qershori, muaji ku Afërdita dhe Marsi do të lëvizin në shenjën e zjarrtë të Luanit, duke ndezur pasione të forta dashurie dhe emocione të mëdha!

Cilat janë 4 shenjat e zodiakut që do të kenë absolutisht fat në lidhjet tuaja të dashurisë në qershor?

LUANI

Pas një kohe të gjatë, momenti juaj ka mbërritur të “shkëlqejë” nga kënaqësia e dashurisë, pasi në qershor hyrja e Venusit në shenjën tuaj do të nënkuptojë aktivizimin e jetës tuaj emocionale.

Afërdita do të qëndrojë në shenjën tuaj për 4 muaj të plotë, duke nxjerrë në pah çështjet e zemrës.

Sidomos në qershor ku ajo do të ketë si shoqërues edhe Marsin, me siguri do të ketë momente të zjarrta pasioni që ju zgjojnë përgjithmonë nga gjumi në të cilin kishit rënë.

Kushtojini vëmendje zgjedhjeve tuaja, mos nxitoni të gjykoni apo vendosni se çfarë është e drejtë, çfarë është e gabuar, çfarë ju dëshiron dhe çfarë jo, përveç kësaj, dashuria që vjen është e paparashikueshme, e paqëndrueshme, jokonvencionale apo edhe e çuditshme!

UJORI

Sado që dëshironi të jeni të qetë, me mençuri, pa probleme dashurie në kokë, fillimi i verës premton të jetë mjaft i nxehtë për sektorin e dashurisë! Marsi është zhvendosur në shenjën e Luanit, duke ndezur me pasion jetën e dashurisë, pasi në 6/5 kalimi i Venusit në të njëjtën shenjë sigurisht që do të shtojë dëshirën për bashkim dhe shoqëri!

Dashuria ju rrethon, ju pretendon por edhe ju pushton në rrjedhën e qershorit! Me pak fjale dashuria nuk ndalet së qeni pranë jush dhe ju kërkon të bëni kthesën tuaj personale!

Lexo edhe :  Tre shenjat e Horoskopit që zemërohen për gjënë më të vogël

DASHI

Nuk është vetëm se do të favorizoheni në emocione në qershor, por do të merrni “kohë” dhe askush nuk mund t’ju mbajë. Qershori fillon me sundimtarin e shenjës suaj, Marsin, në Luan dhe shtëpia e 5- të e tabelës suaj astrologjike, e cila përfaqëson dashurinë, është fjalë për fjalë në zjarr…

Ju ndiqni epshin tuaj dhe jeni emocionalisht kërkues! Në datën 5/6 edhe Venusi kalon në të njëjtën shenjë dhe që atëherë fillon kënaqësia dhe argëtimi në dashuri!

Flirtimi, pritshmëritë e reja romantike, rindezja e jetës emocionale ju bëjnë të jetoni momentet e para të verës me epsh! Ditët e fundit të qershorit priten të jenë më me fat, e rëndësishme është të mos ndaheni dhe të shtyni vendimet në lidhje me jetën tuaj të dashurisë!

BRICJAPI

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, në listën e favoreve romantike për qershorin… Hapet një muaj me fat për dashurinë, ku atë që do vërtet emocionalisht, do të mund ta kesh.

Ju e mirëpritni qershorin me butësi, ngrohtësi, dashuri, një lëvizje me partnerin ose një njohje që do t’ju zgjojë instinktin romantik ka shumë të ngjarë! Urani nga Demi gjatë muajit ju vë në aventura të papritura dashurie që duket se ju tundojnë!

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV