Tkurret popullsia e Shqipërisë, 32 mijë banorë më pak gjatë vitit të kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe gjatë vitit 2022, popullsia e Shqipërisë vijoi tendencën rënëse.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, më 1 janar 2023 në vendin tonë u numëruan 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1.1% krahasuar me 1 janarin e 2022 ose thënë ndryshe, gati 32 mijë banorë më pak.

Arsyet kryesore të këtij fenomeni janë plakja e popullsisë, pasi në 2022 mosha mesatare ishte 38.8 vjeç nga 32.2 vjeç që ishte një vit më parë, si edhe emigracioni.

Shifrat e INSTAT paraqesin një tablo shqetësuese për këtë të fundit pasi vitin e shkuar emigruan 46 mijë persona ose 10.5% më shumë se në 2021.

I vetmi qark i vendit që arriti të shënojë rritje të popullsisë deri më 1 janar 2023 është Tirana, ndërsa të 11 qarqet e tjera regjistruan rënie, si pasojë e lëvizjes së banorëve drejt kryeqytetit, duke braktisur zonat e tjera.

Sipas të dhënave, gjatë vitit të shkuar Shqipëria iu rikthye shtesës natyrore pozitive, megjithatë numri i foshnjeve të lindura ishte më 9.3% më i ulët se në 2021.

Të fundit

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Lajme të tjera

Web TV