Erdogan shpall qeverinë e re me fokus ekonominë dhe sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpalli qeverinë e re me fokus ekonominë dhe sigurinë.

Presidenti turk njoftoi anëtarët e rinj të kabinetit, pasi më herët u betua në Asamblenë e Madhe Kombëtare (TBMM) dhe pas ceremonisë së betimit në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Mbetet e paqartë nëse Erdogan, i cili shpesh ndërhyn në politikat financiare, përfshirë atë të bankës qendrore, të supozuar të pavarur, do të lejojë Simsek, një ekonomist konvencional, me bindje perëndimore, të drejtojë ekonominë.

Hakan Fidan ka qenë shef i shërbimit sekret që nga viti 2010.

Ai zëvendësoi Mevlut Çavusoglu, i cili është ministër i Jashtëm që nga viti 2014.

Zgjedhja e Erdoganit për të emëruar ish-shefin shërbimit sekret dhe ish-shefin e shtabit në postet e larta të sigurisë sugjeron se presidenti i rizgjedhur do të ndjekë një politikë të orientuar drejt sigurisë.

”Ish-anëtarët e kabinetit të tij do të shërbejnë si ligjvënës në parlament”, tha Erdogan teksa i falënderoi.

”Ne premtojmë se do të punojmë me gjithë fuqinë tonë për të mbrojtur lavdinë e Republikës Turke dhe për të rritur reputacionin e saj në botë”, tha Erdogan në një ceremoni në pallatin presidencial në Ankara, ku morën pjesë përfaqësues nga afro 80 vende./KosovaPress

Të fundit

E rëndë në Himarë/ U rrëzua duke punuar në kopësht, humb jetën gruaja (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Nivicë, bashkia Himarë. Ksanthipi Thomagjini 82 vjeç, kishte dalë...

Françeska flet për bashkëshortin, producenti i njohur e ‘thumbon’: Nuk do që të jetë…

Pasditen e kësaj të mërkure në një program televiziv ka qenë e ftuar Françeska Murati, e cila ka treguar përjetimet e para pas daljes...

“SPAK, si një thikë në mes të fushatës elektorale!”/ Minxhozi analizon deklaratën Dumanit

“SPAK dha sinjale dhe mesazhe shumë të qarta; nuk impresionohem nga kostumi që mbani dhe stema që keni. Mesazhet ishin e kundërta e pjesës...

“S’është bërë padi për grup të strukturuar kriminal”/ Berisha përgënjeshtron kreun e SPAK

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka përgënjeshtruar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, i cili u shpreh se nuk është bërë asnjë denoncim për grup...

Cilin politikan do të vriste Durim Bami?/ Gazetari plas deklaratën e fortë

Gazetari Poli Hoxha teksa komentoi aksionin SPAK-Policia e Shtetit në ndjekje të kokave të krimit, solli në vëmendje ngjarjet e vitit 2015 me protagonist...

Lajme të tjera

Web TV