Braçe bën rolin e opozitarit/ Kritikon ministren: Rishikoje detyrën që ke marrë përsipër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe foli në Kuvend për bujqësinë. Në fjalën e tij ai tha mbetet ende një problematikë që infektimi i tokave bujqësore në Myzeqe, që ndonëse ai e ka ngritur si shqetësim që në muajin shkurt, Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë.

Braçe tha se ka kuptuar sa e parëndësishme është që të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, kur shkon në terren dhe sheh që ministria s’ka marrë asnjë masë. Braçe tha se Krifca ka ende kohë që të shohë veten në raport me detyrën

“E dyta që kam si shqetësim është me një fakt të rëndësishëm që ka të bëjë me infektimin e tokave bujqësore në Myzeqe. Edhe këtë vit nuk po e lejojnë bujqit që të merren me një cikël tjetër për shkak të karkalecit të tokës. E mbjell sot bimën, e ha karkaleci nesër. Kaq e rëndë është gjendja. Fola në Kuvend që në muajin shkurt që ministria përgjegjëse të merrte masa dhe sot e konfirmova se sa e parëndësishme është të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, sa të zhvlerësuar bëhemi secili prej nesh kur shkon atje dhe flet me njerëzit sa kohë askush nuk reflekton të dëgjojë, por vazhdon historia që kur ti ngre një problem nuk merren me hallet, por me ty.  Tani ka një shprehje nga një film se çfarë duhet t’i bëhet bahçes në këtë moment, por ka ende kohë për këtë. Ka ende kohë që secili të shohë veten në raport me detyrën”, tha Braçe.

Të fundit

Rrëfimi i pabotuar/ Alush Majko, si i ruajti varret e 3 gjeneralëve në Vranisht të Vlorës

Nga Sefer Pasha Të udhëtosh nëpër Lumin e Vlorës këtë pranverë është kënaqësi. Me Namik Jahaj çapojmë për në fshatin...

Maj 1664/ Sukseset e Ahmed Pashë Qypriliut në luftën kundër Austrisë

Në luftën Austro-Turke, Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qypriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për zgjerimin e perandorisë osmane në...

Reshjet e shumta të shiut mund të kontribuojnë në lloje të caktuara tërmetesh

Shiu dhe bora e madhe ndryshojnë presionin në shkëmbinj dhe mund të kenë kontribuar në një seri tërmetesh të vogla në Japoni. Çfarë i shkakton...

Misteri/ A ekzistojnë UFO-t nënujore?

Po, në kuptimin e Uso, "objekt i zhytur i paidentifikuar", i cili mund të përfaqësojë çdo kërcënim lufte që vjen nga detet tona, por...

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për trupin tonë...

Lajme të tjera

Web TV