Shoqata e Bar-Restoranteve paralajmëron rritjen e çmimit të kafes: Janë rritur kostot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj ka paralajmëruar rritje të çmimit të kafesë, për shkak të kostove të larta me të cilat po përballet biznesni.

I ftuar në A2 CNN, Jahaj tha se pagat e punonjësve në këtë sector janë rritur, e për pasojë ka kosto edhe më të larta.

“Te bari i lagjes kafja është rritur, por do të rritet sërish. Në 10 veta të pyetur 9 duan të hapin një bar/restorant. Ne nuk kemi qendra kulturore.

Ne i kemi lënë teatrot, kinematë. Zyrat zhvillohen sot në bar/kafe. Njerëzit po i mbyllin punët e tyre në lokal.

Ai është një klient që të zë një tavolinë në mënyrë virtuale, nuk të bën xhiro. Ai do përkujdesje, madje ka edhe ankesa. Ky nuk është një klient potencial”, tha Jahaj.

I pyetur se si paraqitet situata aktuale, Jahaj tha se vihet re një rënie e fuqisë blerjes, ku rolin kryesor e ka luajtur kostoja.

“Ka një tkurrje të fuqisë blerëse. Së pari, ka ndikuar rritja e kostove. Po na ndihmon mbajtja e ulët e euros.

Por në momentin që eruo do të shkojë në standardin e vetë. Ne nuk operojmë më me paga minimale.

Kam dëgjuar për paga shumë të mira në qytete si Berati apo Korça. Në këtë drejtim, të gjitha kostot te ne janë rritur, por ne po vazhdojmë me të njëjtat çmime”, shtoi Jahaj.

Të fundit

Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar...

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se megaoperacioni “Ura”  nga SPAK dhe...

Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijës së...

“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër...

Megaoperacioni antidrogë, arrestohet administratori i autobusëve të linjës Shqipëri-Itali

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor...

Lajme të tjera

Web TV