Rrumbullaku mirëpret Komisionerin spanjoll: Rrisim bashkëpunimin në luftën kundër krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mirëpritur në takim Komisionerin e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin të Policisë të Spanjës, z. Julian Ávila Polo dhe drejtuesit e 2 departamenteve të kësaj policie.

Vizita, bëri me dije Rrumbullaku, pati në fokus progresimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, intensifikimin e angazhimit për shkëmbimin e informacioneve në favor të luftës së përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bashkërendimin e veprimeve për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, si dhe eliminimin e barrierave burokratike, me qëllim shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, deri në strukturat bazë të tyre.

Gjatë vizitës u vlerësua prioritar bashkërendimi i teknikave dhe veprimeve, ndërmjet policive kufitare të të dyja vendeve, si pika ndërlidhëse nëpërmjet të cilave do të intensifikohet më tej bashkëpunimi mes 2 policive.

Muhamet Rrumbullaku i shprehu mirënjohjen e tij Komisionerit të Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Julian Ávila Polo dhe të gjithë kolegëve të Policisë spanjolle, për nivelin aktual të koordinimit të punës midis oficerëve të dy policive dhe e garantoi Komisionerin e Përgjithshëm se Policia e Shtetit ka të gjitha aftësitë profesionale dhe logjistike, të drejtojë, koordinojë dhe të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta ndërkombëtare kundër krimit të organizuar.

Nga ana e tij, Komisioneri theksoi gjithashtu se, përmes qëndrueshmërisë së bashkëpunimit midis dy kolegëve të policisë shqiptare, profesionistëve dhe korrigjuesve, disa persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në Shqipëri dhe janë ekstraduar, si dhe janë goditur disa rrjete që veprojnë në fushën e trafikimit të paligjshëm të drogës.

Gjatë kësaj vizite, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i njohu homologët e tij spanjollë me një ekspozitë virtuale të pikave më të rëndësishme në të cilat ka kaluar Policia e Shtetit, si dhe me agjencinë e re të Policisë së Shtetit, e cila do të rritë efikasitetin e organizatës në luftën kundër krimit dhe shërbimin për qytetarët.

Lexo edhe :  Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Drejtori gjithashtu ftoi përmes të pranishmëve, turistët spanjollë që të vizitojnë Shqipërinë, pasi vendi ynë ofron rend dhe siguri, si dhe shtrin dorën e humanizmit dhe ndihmës kurdo kur është e nevojshme.

Të fundit

Trashëgimia kulturore në Gjirokastër, nën kërcënimin e zjarreve

Zjarret e verës përbëjnë një rrezik serioz për monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër. Krahas vëmendjes...

A e shkakton stresi vërtet kancerin?

Studimet sugjerojnë një korrelacion, por edhe kufizimet e këtyre hulumtimeve Ngjarjet e rënda jetësore, aksidentet, ndarjet dhe traumat serioze, shpesh ndodhin në vitet menjëherë para...

SHBA-BE, nis tensioni për tarifat! Europianët janë më të irrituar se kurrë

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për çështjen e tarifave doganore po përballen me pengesa serioze, për shkak të paqëndrueshmërisë në qëndrimet...

Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka deklaruar se negociatat për marrëveshje të reja tregtare janë duke ecur me sukses, në...

Po vjen dita e madhe! Messi dhe Ronaldo përballen në Arabi

Në dhjetor, Leo Messi do të jetë lojtar i lirë. Kontrata e tij me Inter Miami përfundon dhe deri tani klubi nuk ka folur...

Lajme të tjera

Web TV