Tensionet në veri, Kurti nuk tërhiqet: Do të reduktojmë policinë vetëm kur të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve që duhet ta zbatojnë”.

Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Kroacia Evropiane: Retrospektiva dhe Perspektiva” të premten në Dubrovnik, shkruan N1.

Kurti theksoi se Kosova “duhet të merret me ekstremistët e dhunshëm, ultra-nacionalistët, të djathtët që besojnë në “botën serbe” dhe e shikojnë atë me botën ruse, këta janë njerëz që e admirojnë Millosheviçin apo Putinin”.

“Kosovës i duhet sundimi i ligjit dhe një datë për zgjedhje. Kosova mund të zvogëlojë praninë e njësive speciale të policisë nëse ekstremistët e dhunshëm ndalojnë trazirat.

Mendoj se kjo është rruga përpara, së bashku me dialog intensiv për zbatimin e marrëveshjes dhe ne kemi një marrëveshje që duhet ta zbatojmë”, theksoi kreu i qeverisë së Kosovës.

Kosova dhe Serbia ranë dakord në mars për zbatimin e marrëveshjes së BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, e cila de facto do të sillte njohje reciproke, por presidenti serb, Aleksandër Vuçiç refuzoi ta nënshkruajë atë.

Të fundit

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

“Liri për Palestinën”/ Vriten në Uashington, dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite

Dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington. Konfirmimi vjen nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi...

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas SHMU, orët e para...

Lajme të tjera

Web TV