Mollët e gjelbra, pse duhen patjetër për organizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mollët e gjelbra janë fruti i preferuar i shumë njerëzve. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë.

Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm. Megjithëse mollët vijnë në disa ngjyra, variantet e gjelbra janë më të shëndetshmet nga të gjitha.

Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër, AgroWeb.org i rendit në vijim:

Të pasura me fibra

Mollët jeshile janë një burim i bollshëm i fibrave që ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe pastron sistemin tuaj të tretjes. Hani një mollë jeshile çdo ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha problemet e tretjes.

Forcon kockat

Molla jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave. Ajo parandalon çështjet kronike mjekësore si reumatizma, pasi rrit funksionet e gjëndrës tiroide.

Mirëmban shëndetin e mushkërive

Kur krahasohen me simotrat e tyre të kuqe, AgroWeb.org ju tregon se mollët e gjelbra kanë veti anti-azmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti anti-inflamatore.

Ndihmon në uljen e peshës

Mollët jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin e tyre. Ky frut ka kalori të ulta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë për të luftuar më gjatë urinë. Mollët e gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u përballur me probleme si diabeti. Njerëzit që hanë këtë frut çdo ditë mund të parandalojnë me 30% shanset për zhvillimin e diabetit të tipit II.

Zhduk toksinat e organizmit 

Molla e gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe elementë të tjerë.

Lexo edhe :  Pesë shenja që tregojnë se jeni të dehidratuar

Rrit shëndetin e mëlçisë  

Mollët jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit.

Bën mrekulli për gjakun

Prania e Vitaminës K në mollën e gjelbër ndihmon në cilësinë e gjakut. AgroWeb.org ju tregon se njerëzit të cilët pijnë lëngun e këtij fruti, do të përjetojnë shërim më të shpejtë nëse kanë lëndime ose plagë.

Fuqi kundër plakjes  

Mollët jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes.

Duke pirë çdo ditë lëngun e këtij fruti ose duke ngrënë një mollë, do të reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë edhe më tepër rinore.

Ul tensionin e gjakut   

Mollët e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruti i gjelbër dhe lëngu i tij konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të lartë të gjakut./AgroWeb.org

Të fundit

Pullat fiskale/ A ka ndryshuar struktura përfituese?

Qeveria ka miratuar tarifat e reja për pullat fiskale që përdoren nga bizneset për mallrat e akcizës. Sipas vendimit...

Brukseli po, Berisha jo/ Kreu i PD: Nuk e meritojmë integrimin

Shumë i zënë me fushatën, Berisha e nisi me telefonatë konferencën për shtyp. Doktori akuzoi sërish Ramën se i ka kopjuar gjithë programin, ndërsa për...

“Kriminelët ikën në Dubai!”/ Goditen më pak “grupe” në 2024

Vitin e kaluar në vendin tonë u goditën 40 grupe kriminale, kryesisht të lidhura me trafikun e drogës. Në krahasim me vitin 2023 rezulton...

Prilli ‘po troket’, ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë të Horoskopit

DASHI Ky muaj do të sjellë një shpërthim të ri energjie për ty, ndaj është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Ana...

“Dyndje” për deklarimin e të ardhurave personale, bie serveri i Tatimeve!

Sot është dita e parafundit për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç njihet ndryshe DIVA. (afati ligjor është 31 marsi, por...

Lajme të tjera

Web TV